Agim Canaj: Arratisja e shtatë lojtarëve të Kombëtares me Francen (2)

/* */
PJESA E DYTE - Shqipëria do të zhvillojë të premten e ardhshme, 2 shtator, supersfidën me Francën, kryesuesen e grupit tonë (D) eliminator për Euro 2012. “Gjelat” vijnë në “Qemal Stafa” me synim për të regjistruar fitoren e tretë kundër Shqipërisë, teksa dy të parat, të zhvilluar para 20 vitesh, i kanë fituar 1-0 në Tiranë (17 nëntor 1990, trajner Agron Sulaj) dhe 5-0 në ndeshjen e kthimit në Paris (30 mars 1991, trajner Bejkush Birçe). Ish-lojtari i Dinamos (2 herë kampion) dhe i përfaqësueses shqiptare, Agim Canaj, sot trajner karriere (ka drejtuar 9 skuadra), ishte dëshmitar në fushë i humbjes tenistike në “Park dë Prins”.
A e kishit konstatuar ju se ata dëshironin të arratishin, apo ishte një vendim i momentit i tyre?
Nuk mund ta them me saktësi, sidomos tani pas 20 vjetësh, kur edhe flasim bashkë, e gjërat kanë ndryshuar në kuptimin dhe konceptimin e tyre. Ata ishin lojtarët më të rinj në moshë në ekip. Ndoshta e kishin planikuar qysh më parë largimin dhe shfrytëzuan momentin. Për mua, mbasi do të ishte më mirë do të ishte të iknin pas ndeshjes me Francë. U krijua një problem i madh. Dy trajnerët, Birçe dhe Hafizi, ishin shumë të shqetësuar, ashtu si dhe përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi mund të dështonte edhe zhvillimi i ndeshjes me Francën. Në fakt, ne udhëtonim së bashku edhe me ekipin “Shpresa” me trajner Sulejman Starovën Ajo luajti një ditë para dhe disa lojtarë të saj u ulën në bankinë.
Si ju pritën mediat franceze, a dinin gjë ato për arratisjen e tre lojtarëve?
Në fakt, televizionet franceze nuk besoj se dinin gjë, ne e mbajtëm sekret. Prania e medias ishte e shumtë dhe shpeshherë gazetarët na pyesnin, se çfarë do të bënim pas ndeshjes, duke pasur parasysh edhe faktin që ne vinim nga vendi më i izoluar në Europë. E kujtoj me nostalgji atë kohë, pasi erdhi në fundin e karrierës sime në futboll. Vetë luajta 3 sezone në Rumani, me Brashov. Shumë nga futbollistët shqiptarë realizuan kontrata, të cilat vlerësoheshin si në aspektin financiar, ashtu dhe sportiv. Them se u hapim rrugën shumë lojtarëve të tjerë.
Nëse Kaçaçi, Ibro dhe Leskaj e braktisën ekipin në Zvicër, Rudi Vata, Josif Gjergji, Ardian Sukaj dhe Ilir Kepa u larguan pas ndeshjes me Francën. Ti vetë, a kishe konstatuar ndonjë gjë?
Vendimet e tyre ishin individuale. Ishte koha e ndryshimeve të mëdha në Shqipëri, dhe duke parë kushtet ekonomike të vendit, dhe akoma më keq ato sportive, ku çdo gjë ishte e rrafshuar në aspektin futbollistik, profesional si dhe financiar, i mirëkuptoj në zgjedhjen e tyre. U kthyem shumë pak lojtarë nga Franca, unë, Andand Ocelli, Hysen Zmijani, Blendi Nallbani, Sulejman Demollari, e disa të tjerë.
Ju vetë a menduat se dhe për ju ishte çasti i arratisjes së madhe?
Jo. Unë isha një lojtar i pjekur në atë kohë, isha 28-29 vjeç. Nuk mund të ikja, edhe pse në ndonjë moment e mendova. Gjithsesi, pas pesë muajsh unë u transferova në klubin rumun, Brashov, që atëherë e kishte mbyllur në vendin e pestë kampionatin. Sulejman Demollari kishte mbërritur disa muaj më përpara te Dinamo e Bukureshtit dhe si të thuash na tërhoqi. Luajta te Brashov për tre sezone (1991-1994), së bashku edhe me Ilir Bozhiqin dhe Arben Mingën.
Cili është?
Agim Canaj, sot 49 vjeç, e ka nisur karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Flamurtarit, me trajner Skënder Ibrahimin. Më pas vazhdoi shkollën e mesme të Mjeshtërisë Sportive, ku u inkuadra te ekipi i Shkëndisë. Me fanellën e Dinamos luajti nga 1982-1991. Te Brashov në Rumani në vitet 1991-1994. Si lojtar, Canaj është shpallur dy herë kampion me Dinamon: 1985-1986 (trajner Fatmir Frashëri) dhe 1989-1990 (trajner Bejkush Birçe). Ka fituar Supekupën në vitin 1990 dhe dy Kupa të Shqipërisë (1989, 1990). Si trajneri ka drejtuar 9 skuadra: Dinamon (3 herë), Shkumbinin (2), Lushnjën, Besën, Skënderbeun, Flamurtarin, Vllazninë, Gramozin dhe së fundi Bylisin. Si trajner ka fituar Kupën e Shqipërisë, me Dinamon në vitin 2003, duke mundur në finale Teutën (1-0).
Trajner
“Kam drejtuar si trajner nëntë skuadra. Dua të theksoj se futbolli shqiptar është shumë i varur nga presidentët dhe niveli i tyre. Dy herë më kanë hequr, kur kam qenë në krye të kampionatit, si me Dinamon (2007-2008) ashtu dhe me Vllazninë (2008-2009). Mendoj se kam krijuar një emër të mirë”.
Lojtar
“Jam përpjekur të bëj më të mirën, jam i kënaqur që kam lënë gjurmën time, Dinamo ishte një ekip elitar. Si lojtar kam pasur kënaqësinë të luaj kundër skuadrave të mëdha, si Sportingu i Lisbonës, Karls Zeis Jena e Gjermanisë Lindore, Beshiktashin e Stambollit, Dinamon e Bukureshtit, Olimpikun e Marsejës”