E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, ekipi A - ekipi B 3-0

Trajneri Kuzhe e ka marrë seriozisht grumbullimin në Turqi. Ditën e hënë u zhvilluan dy seanca, paradite dhe pasdite. Në seancën e pasdites pas nxemjens së zakonshme dhe ushtrimeve në kuadrat (për rreth 15 minuta) u zhvillua dhe një ndeshje kontrolli, ku grupi i futbollistëve u nda në dy grupe. Ekipi A përbëhej nga Hoxha, Gocaj, Pisha, Lila, Muça, Vila, Muzaka, Veliaj, Bakaj, Shkurtaj. Në ekipin B bënin pjesë Moçka, Shoshi, Bicaj, Semina, Sefa, Roshi, Cikalleshi, Bala, por këtyre të fundit iu bashkua edhe ndihmësi i Kuzhesë, Mustedanagiç, për të plotësuar numrin 10, po aq se ekipi A. Testi mes të dyja skuadrave përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të ekipit A, falë dy golave nga Elis Bakaj i Dinamos dhe një goli të Gjergji Muzakës së Tiranës.

5 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›