E Diel, 1 Nëntor 2026

Paqartesite rreth protokollit

Arton Konushevci

Paqartesite rreth nenshkrimit te protokollit per bashkepunim policor ndermjet misionit te Bashkimit Evropian per forcimin e sundimit te ligjit, EULEX, dhe Qeverise se Serbise, kane filluar te kristalizohen, thone analistet politike. Sipas tyre, protokolli mund edhe te ndryshohet, per te siguruar bekimin e Prishtines. Qendrimet dhe interesat e paleve per nenshkrimin e nje protokolli te tille, sic thone ata, po marrin forma te qarta, ndersa po dalin ne pah edhe arsyet per kundershtimin e deritashem te institucioneve kosovare dhe kerkesat e tyre ne kete drejtim. Analisti Ramush Tahiri thote se, ndonese per arsye te ndryshme, nenshkrimi i nje marreveshjeje te tille do te ishte nje ndihmese, sikurse per EULEX-in, ashtu dhe per Serbine. Sipas tij, nenshkrimi i nje protokolli te tille hyn ne kuader te kritereve per liberalizim vizash me BE-ne. Ne anen tjeter, sic thote ai, institucionet kosovare duan qe te respektohet sovraniteti i shtetit. "Nese arrihet marreveshja teknike, ne te cilen e japin mendimin dhe pelqimin paraprak institucionet e Kosoves se nuk prek sovranitetin, integritetin dhe nuk prek ligjshmerine dhe kushtetutshmerine, prape eshte ne rregull dhe e gjithe puna eshte qe, megjithate, te arrihet nje marreveshje qe te mos bllokohet EULEX-i, por, gjithashtu, te mos bllokohen edhe institucionet e Kosoves", u shpreh Tahiri.

Analisti Driton Lajci, nderkaq, nuk e perjashton mundesine qe protokolli te ndryshohet per te marre pelqimin e Prishtines zyrtare. "Do te kete marreveshje, a nenshkruhet a nuk nenshkruhet, eshte teme tjeter. Ajo eshte pjese e modaliteteve qe do t'i propozoje dhe do t'i gjeje EULEX-i, marreveshje do te kete, do te duhej te kete ne mes te ketyre tre aktoreve me rendesi ne Ballkan", tha Lajci. Per z. Tahiri, jane dy opsione se si te dilet nga situata e krijuar nga kundershtimi i Prishtines zyrtare dhe kembengulja e Bashkimit Evropian ne lidhje me protokollin per polici ndermjet EULEX-it dhe Serbise. Njera mundesi, sipas tij, eshte qe fillimisht te arrihet nje marreveshje ndermjet misionit per sundimin e ligjit te BE-se dhe Qeverise se Serbise, e me pas te shtohet edhe nenshkrimi i Kosoves si pale e trete. Ndersa, per mundesine tjeter, Tahiri thote se: "Ceshtja duhet te zgjidhet, duhet nje bashkepunim ne veri, per te gjitha ceshtjet, te cilat bisedohen ndermjet dy shteteve se ai, megjithate eshte kufi shteteror". Ekzistimi i nje presioni te Bashkimit Evropian ndaj Kosoves per nenshkrimin e nje protokolli te tille eshte bere i ditur edhe nga zyrtare te Qeverise se Kosoves, mirepo, pavaresisht menyrave se si Brukseli do te veproje ne kete drejtim, Driton Lajci shpreh bindjen se marreveshja do te arrihet.

"Eshte i mundshem, eshte i domosdoshem, madje, modifikimi i aktit, protokollit, aranzhmaneve, po e quajme si te duash, me qellim te avancimit te nivelit te pjesemarrjes se Kosoves ne kete proces, me qellim edhe te kenaqjes edhe interesit te Kosoves, perfaqesimit te saj dhe qetesimit te opinionit publik ne Kosove", tha Lajci. Dilemave rreth nenshkrimit te protokolli ne mes te EULEX-it dhe Beogradit zyrtar, u kishin paraprire edhe paqartesite rreth emerimit te protokollit, ndersa mbetet e hapur ceshtja se a do te ndryshoje permbajtja e, fillimisht protokollit, i cili pastaj u quajt aranzhim teknik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›