Nje gjeneral gjerman ne krye te KFOR-it
Zijadin Gashi
NATO-ja dhe forca shumekombeshe e KFOR-it, pavaresisht reduktimeve ne numrin e ushtareve, do te vazhdojne ta mbeshtesin Kosoven, duke siguruar nje ambient te qete e paqesor per te gjithe, u tha dje, gjate ceremonise se nderrimit te komandes se KFOR-it ne Prishtine. Ceremonia e dorezim-pranimit te detyres nga komandanti i deritashem, italiani Gjysepe Emilio Gaj, tek gjermani Markus Bentler, eshte bere ne komanden e KFOR-it ne Prishtine, nen udheheqjen e komandantit te forcave te bashkuara te NATO-s ne Napoli, admiralit amerikan Mark Ficxherald, e ku ishte i pranishem dhe presidenti Fatmir Sejdiu. Admirali Ficxherald tha se te gjithe procesin e reduktimit te trupave te KFOR-it gjate periudhes se ardhshme, do ta udheheqe gjenerali Markus Bentler, i cili ka nje pervoje te gjate ne Kosove. Ficxherald tha, po ashtu, se KFOR-i do te vazhdoje te mbeshtese paqen dhe stabilitetin ne gjithe Kosoven. "Tani kur NATO-ja po zvogelon numrin e saj ne Kosove, Markus do te menaxhoje ne teresi shume ceshtje qe lidhen me to dhe do te vazhdoje, ne anen tjeter, te siguroje nje ambient te qete dhe te sigurt per Kosoven. Kam besimin e plote se ju do ta kryeni punen me guxim te plote dhe kam besim ne ju", tha Ficxherald. Ai i siguroi kosovaret se KFOR-i do te vazhdoje t'i mbeshtese dhe ne bashkepunim me mekanizmat e tjere nderkombetare, do te krijoje nje ambient te qete dhe te sigurt per te gjithe.
Nderkaq, presidenti Fatmir Sejdiu, tha se institucionet vendase do te kene bashkepunim te ngushte me forcen e KFOR-it ne perpjekjet e perbashketa per siguri e stabilitet ne Kosove. Njeheresh, Sejdiu rikujtoi synimet e Kosoves ne rrugen e saj te integrimeve euroatlantike, duke e ngritur dhe forcuar Forcen e Sigurise se Kosoves. "Sot, kur Republika e Kosoves eshte njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 62 shtete anekend globit, ne ritheksojme angazhimin tone te plote se do te punojme me te gjitha mundesite dhe ne bashkerendim te perhershem me vendet mike, me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me vendet e Bashkimit Evropian dhe me te gjithe vendet e tjera te botes demokratike, per ta forcuar shtetin tone, per ta vendosur rendin dhe sundimin e ligjit ne cdo cep te Kosoves", tha Sejdiu. Presidenti i Kosoves ka dekoruar komandantin e deritashem te KFOR-it, Xhuzepe Emilio Gaj me "Medalje te arte" per sherbim ushtarak ne Kosove. Me kete rast, gjenerali italian tha se KFOR-i ne shenje te suksesit dhe permiresimit te gjendjes se sigurise, ka filluar fazen e re, ate te shkurtimit te trupave. "Ne shenje te performances tone te suksesshme, KFOR-i ka filluar te levize drejt nje faze te re, duke pare qe situata eshte permiresuar. Reduktimi gradual i KFOR-it nuk shenon fundin e angazhimit tone, por ka per qellim te forcoje perparimin pozitiv qe kemi arritur", tha gjenerali Gaj. Aktualisht, NATO-ja ka rreth 13.500 paqeruajtes nderkombetare ne Kosove, por numri i tyre pritet te zvogelohet deri ne rreth 10 mije.