E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, përfundoi videokonferenca e dytë me Trojkën

Përfundoi pas 2 orësh telekonferenca e dytë mes ministrit Evangelos Venizelos dhe përfaqësuesve të Trojkës. Që nga mëngjesi, ekipi teknik i Trojkës mblodhi informacione nga Zyra e Kontabilitetit të Përgjithshëm dhe ka të ngjarë që të dyja palët të finalizojnë masat që do të sigurojnë objektivat e deficitit.

Në këtë rast, kreu i Trojkës pritet të vijë në Athinë në ditët e para të tetorit për të përfunduar vlerësimin e ekonomisë greke dhe përgatitjen e raportit për Komisionin Evropian, FMN dhe Bankën Qendrore Evropiane.

Trojka kërkon që masat të prekin 1/3 e të ardhurave dhe 2/3 e shpenzimeve. Përsa u përket të ardhurave, flitet për reduktim të mëtejshëm të numrit të të pataksuarve si dhe taksim mbi naftën për ngrohje dhe lëndët djegëse.
Në cështjen e shpenzimeve përfshihen zbatimi i shpejtë i reduktimit të pagave në administratën publike, shkurtimi i vendeve të punës, ulja e pensioneve suplementare, mbyllja e organizmave publike, kufizimi i ndihmave sociale deri në heqjen e tyre etj

Nesër në 11.30, qeveria organizon një takim me Kryeministrin, për të vlerësuar rezultatet e negociatave, mes zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Evangelos Venizelos me përfaqësuesit e Trojkës.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›