E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja në letër, Kuzhe, “tek” në fushë

FATMIR MËNERI - E ndien pak si vonë alarmin, sepse bjerrja ka ardhur, vërtet kërcënueshëm, por ngadalë. Si një sëmundje e butë. Javë pas jave, në atë që mediat e shkruara e etiketojnë si kapitulli “Legjionarët” ka patur gjithnjë e më pak gjëra për të shkruar. Gjithnjë e më pak spikatje, gola të shënuar nga tanët në kampionate të ndryshme të kontinentit, deri dhe minuta aktivizimi që rrudheshin e rrudheshin pashmangshmërisht. E kupton këtë edhe përmes një “gënjeshtre” të sajuar nga vetë ne që, duke u përpjekur të “mbulojmë” stolin që ngrohin legjionarët, kemi filluar të merremi me lukun e lojtarëve, mosmarrëveshjet me klubet, apo ndonjë iniciativë bamirësie. Kaq. Më pak fjalë për aksione, driblime, shtylla, gola. Fjalori I futbollit për ta është cunguar, aq sa jo rrallë dukej se ishim kthyer në tabloidë…

Kuzhe ka mbetur “tek” në fushë. Përjashto Lorik Canën – nuk dihet nëse po ta pyesësh sot, do të të thotë se ka bërë mirë që shkoi në “tokë angleze” – dhe Hamdi Salihin – ndonëse edhe ky e ka patur me “teka” aktivizimin nga trajneri I Rapidit - të tjerët sikur i ka përpirë dheu. Dhe flitet për emra tek të cilët kemi llogaritur “trarët” e Kombëtares. Erjon Bogdani ka humbur prej javësh çdo kontakt me fushën, madje jo rrallë edhe me stolin dhe largimi nga Kievo pritet vetëm të zyrtarizohet. A mund t’I besohet një sulmuesi që ka harruar hapësirën mes tre shtyllave? Por, Kuzhe është i detyruar ta bëjë, pasi në të kundërt, të gjithë do t’I hidheshin në fyt: Si guxon të mos fusësh Bogdanin?! Për forcë, duhet trë jetë. Edhe pse është një eksperiencë më vete dhe në jo pak ndeshje duhen lojtarë të tillë. Edhe sepse duhet të qëndrojë në fushë për disa kohë që të bëjë “lidhjen” me ata, te të cilët shpresohet të rimëkëmbet sulmi ynë. Bala, për shembull.

Dhe këtu nuk ka të bëjë fare “Larg syve, larg zemrës”. Ka ikur ajo kohë kur duhej të rrëmoje pa fund për të gjetur një shqiptar që luan “në ndonjë cep të botës”. Sot, në fraksione minutash mund të marrësh informacion, deri të detajuar, për gjithkënd. Kjo do të thotë se “dalja nga zemra” nuk është punë harrese, por performance. Këtu Kuzhe nuk ka pse fal. Në fund të fundit, Kombëtarja jonë e pas viteve ’90 është bazuar te legjionarët, sepse ata kanë bërë sistematikisht diferencën me lojtarët e kampionatit tonë. Por në kushtet kur këta “të jashtmit” nuk luajnë, pra nuk janë më në gjendje të bëjnë diferencën, a duhet këmbëngulur sërish te ta? E vështirë për ta vendosur. Sepse së pari duhet të pranosh. Regresin. Nëse legjinarët kanë pasë bërë diferencën, do të thotë se ata aknë qenë minimalisht më të mirët se “shqiptarët”, dhe tani që s’e bëjnë diferencën, kthimi te kampionati ynë duket vërtet një kthim prapa. Do të të duhet të pranosh zgjedhje për të cilat jo shumë kohë më parë ke rrudhur buzët e shtrembëruar turinjtë edhe kur janë future në listë e kanë shkuar në tribunë, apo maksimumi “të gozhduar” në stol e jo më t’I përfytyrosh në lojë.

Sigurisht që askush nuk pret një revolucion të mirëfilltë. Nuk pret që një ditë të bukur, Kuzhe “të ulë traun” e të bëjë një zgjidhje “me thikë”. Por edhe pse nuk do të bëjë një “lajthitje” të tillë, një ndërhyrje duhet të bëjë. Ndonëse me dhimbje, ka lojtarë që, përveçse nuk janë aktivizuar, apo kanë luajtur fare pak, janë edhe në perëndim të karrierës. Dhe këtu, duke mos përzierë aspak konsideratën e respektin për atë që kanë dhënë, duhet patur dhe kurajo për t’i thënë “Faleminderit” (nëse vetë lojtari nuk ka kurajon të thotë “Lamtumirë”). Eshtë premtuar një rinovim I Kombëtares dhe në themel ky term ka të bëjë me moshën. Për më tepër, vështirë të ketë një verë “të mirë” përsa I përket lëvizjeve të legjionarëve tanë. Të paktën, bum-e nuk priten. Ndaj ndoshta është më mirë që Kuzhe të nisë që tani të bëjë ca llogari të tjera. Këto të tanishmet nuk dalin. Dhe shtatori nuk është aspak larg...

Shumë mirë për Çanin…
Trajneri I pëqrfaqësues sonë do të shkojë vetë në Itali për tyë kontaktuar me Çanin, futbolistin e taletntuart shqiptar që deri tani ka bërë naze t’I përgjigjet ftesdave tona. Një nga arsyet, thuhet se ka qenë ajo e “pazarit”: futbollisti nuk ka pranuar që të vijë për U-21, apo qoftë edhe të testohet: “nëse më kërkoni, vijh vetëm për Kombëtaren”, duhet të ketë qenë qndërimi I tij. Dhe duhet mirëkuptuar. Nëse do të bëjë një levizje të tillë – të shqoëruar edhe nga dokumentacionet – nuk mund të ketë kthim prapa. Kështu që nuyk mund ta thërrasësh në nivel Shprese, ndoshta edhe për ta parë e për t’u buindur më pas. Lojtari, mne sa duhet, këqrkon “Hesape të qrsduara”. Dher kUZhe ëështë treguar I gatshëm të shkojë e ta bindë lojtarin.

...por, a mundet një “Mavraj bis”?

Në një komikim të dy ditëve më parë, Kuzhe ka qenëtepër kategorik kur është përmendur emri I Mërgim Mavrajt. “Jo” e prerë e tij. Natyrshëm që është ndierë edhe I fyer nga “përdredhja” e mbrojtësit. E megjithatë, ka vend që qëndrimi I trajnerit – pse jo, edhe I drejtuesve të tjerë në FSHF – të moderohet e të mos mbetet kaq I skajshëm. Edhe yni, po kështu. Mavraj, më tepër se “jo”, ka kërkuar të fitojë kohë. Ka pritur se ndohsta gjermanëve “po u prishet mnendja” e po e thërrasin në kombëtaren e tyre. Dhe deri këtu është mëse i logjikshëm qëndrimi I tij. Natyrisht, askush nuk përshëndet faktin që ai e ka gënjyer Kuzhen në takimin e fundit, por gjithsesi le të presim edhe pak kohë para se të themi “fjalën e fundit”.
Po kështu edhe në aspektin moral. Dëshira që ai të luajë për ne, duhet të mbetet deri aty ku mban. Asesi nuk mundet që, ata që merren me punët e Kombëtares të shkojnë deri në etiketime të tipit “tradhtar” e “prostitutë”, siç mund të bëjnë fansat tanë. Në fund të fundit, me globalizimin që po provon kjo botë, Mavraj nuk po bën gjë tjetër veçse po kërkon një karrierë më të mirë. Nëse këtë ia jep Gjermania, përse I duhet mohuar kjo e drejtë? A nuk jemi po ne që, jo vetëm e “kemi hedhur llafin”, por edhe kemi bërë përçapje për ndonjë të huaj që mund të veshë fanelën e Kombëtares sonë?

Lorik Cana
(Sandërlend)

Kampionati: Premier League
Shteti: Angli
Ndeshje: 29 (27 nga fillimi /2 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 36 ndeshje
Minuta: 2445
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 10
Kartonë të kuq: 1
Erjon Bogdani
(Kievo)
Kampionati: Seria A
Shteti: Itali
Ndeshje: 20 (12 nga fillimi /8 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 35 ndeshje
Minuta: 986
Gola: 2
Kartonë të verdhë: 3
Kartonë të kuq: 0

Hamdi Salihi
(Rapid Vienë)

Kampionati: Bundesliga 1
Shteti: Austri
Ndeshje: 25 (15 nga fillimi /10 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 32 ndeshje
Minuta: 1510
Gola: 13
Kartonë të verdhë: 3
Kartonë të kuq: 0


Samir Ujkani
(Novara)

Kampionati: Lega Pro 1
Shteti: Itali
Ndeshje: 21 (21 nga fillimi /0 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 32 ndeshje
Minuta: 1890
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 0
Kartonë të kuq: 0

Jahmir Hyka
(Mainz 05)
Kampionati: Bundesliga 1
Shteti: Gjermani
Ndeshje: 8 (2 nga fillimi /6 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 32 ndeshje
Minuta: 196
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 0
Kartonë të kuq: 0

Edmond Kapllani
(Augsburg, Tus Koblenz)
Kampionati: Bundesliga 2
Shteti: Gjermani
Ndeshje: 17 (16 nga fillimi /1 si zëvendëesues)
Kampionati deri tani: 32 ndeshje
Minuta: 1299
Gola: 4
Kartonë të verdhë: 3
Kartonë të kuq: 0

Ervin Skela
(Tus Koblenz)
Kampionati: Bundesliga 2
Shteti: Gjermani
Ndeshje: 18 (11 nga fillimi /7 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 32 ndeshje
Minuta: 1024
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 4
Kartonë të kuq: 0

Altin Lala
(Hanover 96)

Kampionati: Bundesliga 1
Shteti: Gjermani
Ndeshje: 4 (3 nga fillimi /1 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 32 ndeshje
Minuta: 267
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 1
Kartonë të kuq: 0

Besart Berisha
(Arminia Bielefeld)
Kampionati: Bundesliga 2
Shteti: Gjermani
Ndeshje: 23 (12 nga fillimi /11 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 32 ndeshje
Minuta: 235
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 2
Kartonë të kuq: 0

Arjan Beqaj
(Anorthosis)
Kampionati: 1.Division
Shteti: Qipro
Ndeshje: 19 (19 nga fillimi /0 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 34 ndeshje
Minuta: 1659
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 3
Kartonë të kuq: 1

Klodian Duro
(Apollon)
Kampionati: 1.Division
Shteti: Qipro
Ndeshje: 19 (19 nga fillimi /0 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 34 ndeshje
Minuta: 1192
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 5
Kartonë të kuq: 1

Kristi Vangjeli
(Aris i Selanikut)

Kampionati: Super League
Shteti: Greqi
Ndeshje: 9 (2 nga fillimi /7 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 36 ndeshje
Minuta: 640
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 2
Kartonë të kuq: 0

Debatik Curri
(Vorskla Poltave)
Kampionati: Premier League
Shteti: Ukrainë
Ndeshje: 24 (24 nga fillimi /0 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 27 ndeshje
Minuta: 2151
Gola: 3
Kartonë të verdhë: 4
Kartonë të kuq: 0

Armend Dallku
(Vorskla Poltave)
Kampionati: Premier League
Shteti: Ukrainë
Ndeshje: 27 (27 nga fillimi /0 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 27 ndeshje
Minuta: 2421
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 3
Kartonë të kuq: 0

Ahmed Januzi
(Vorskla Poltave)
Kampionati: Premier League
Shteti: Ukrainë
Ndeshje: 21 (12 nga fillimi /9 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 27 ndeshje
Minuta: 1152
Gola: 2
Kartonë të verdhë: 1
Kartonë të kuq: 0

Ervin Bulku
(Krivbas)
Kampionati: Premier League
Shteti: Ukrainë
Ndeshje: 14 (13 nga fillimi /1 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 27 ndeshje
Minuta: 1080
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 1
Kartonë të kuq: 0

Ansi Agolli
(Krivbas)

Kampionati: Premier League
Shteti: Ukrainë
Ndeshje: 13 (6 nga fillimi /7 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 27 ndeshje
Minuta: 647
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 3
Kartonë të kuq: 0

Isli Hidi
(Krivbas)
Kampionati: Premier League
Shteti: Ukrainë
Ndeshje: 9 (9 nga fillimi /0 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 27 ndeshje
Minuta: 810
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 1
Kartonë të kuq: 0

Dorian Bylykbashi
(Krivbas)

Kampionati: Premier League
Shteti: Ukrainë
Ndeshje: 15 (9 nga fillimi /6 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 27 ndeshje
Minuta: 839
Gola: 0
Kartonë të verdhë: 1
Kartonë të kuq: 0

Gilman Lika
(Boluspor)

Kampionati: Divizioni i Dytë
Shteti: Turqi
Ndeshje: 26 (23 nga fillimi /3 si zëvendësues)
Kampionati deri tani: 32 ndeshje
Minuta: 1879
Gola: 3
Kartonë të verdhë: 3
Kartonë të kuq: 0


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 29 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›