Kombëtarja rrezikon të mos ketë mbështetien e tifozëve
Autori i Lajmit: red.
Ndeshjes së pritshme Shqipëri-Portugali rrezikon ti mungojnë tifozët kuq e zi. Prej disa ditësh, FIFA ka dorëzuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) relacionin me incidentet e ndeshjes Shqipëri-Hungari, të zhvilluar më 28 mars në stadiumin “Qemal Stafa”. Humbja e kuqezinjve të drejtuar nga Ari Han, përballë kundërshtarit direkt në grupin eliminator, nuk ka kaluar pa probleme në tribunat e mbushura të stadiumit
“Hedhja e sendeve të forta dhe shisheve në fushë mund të sjellë dënimin e fushës tonë, ku në vendimin e Komisionit të Disiplinës nuk përjashtohet vendimi për të luajtur sfidën e 6 qershorit me Portugalinë, me dyer të mbyllura” u shprehën sot burime nga FSHF. Në relacionin e delegatëve të FIFA-s janë përmendur të gjitha episodet, duke filluar nga tymueset në fillim të takimit, si dhe hedhja e sendeve në fushë. Një relacion i është dërguar edhe Federatës Hungareze, ku përmendej reagimi i mbështetësve të saj, të cilët njihen si një prej tifozerive më problematike në kontinent. Për herë të fundit, përfaqësuesja ka luajtur pa tifozë në tribuna në vitin 2005, kur në eliminatoret e Botërorit 2006 fituan 3-2 me Gjeorgjinë. “Qemal Stafa” rrezikoi të kyçej edhe në 17 nëntor 2007, për sfidën me Bjellorusinë, prej ndezjes së fishekzjarrëve dhe hedhjes së sendeve në fushë, në fund të ndeshjes Shqipëri-Holandë. Gjithsesi, FSHF e fitoi çështjen në Apel dhe u ndëshkua vetëm me 40 mijë euro gjobë.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009