E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina fiton në debutimin e Maradonës si trajner

Argjentina ka shënuar fitore në udhëtim kundër përfaqësues së Skocisë të cilën e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0. Ky ishte fillim i mbarë i trajnerit të ri në stolin e Argjentinës, legjendës së futbollit, Diego Maradona, pas kritikave që i janë bërë për shkak të mungesë së përvojës si trajner.Goli i vetëm në ndeshje erdhi në fillim të takimit (8') nga një aksion i sulmuesit të Manchester United, Carlos Tevez, i cili pasoi te Jonas Gutierrez, ky i fundit e gjeti lojtarin e Atletico Madridit, Maxi Rodriguez, gjuajtja e të cilit përfundoi në rrjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›