E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tigres, kampion pas 29 vitesh

Tigres UANL u kthye nga disavantazhi prej një goli për të mposhtur Santos Lagunan 3-1 të dielën dhe ngritur titullin në kampionatin meksikan për herë të parë pas 29 vitesh.

Tigres triumfoi me rezultat të përgjithshëm 4-1, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në udhëtim te Santos në Torreon të enjten. Tigres festoi titullin e parë në ligë nga 1982.

“Kjo është diçka e vështirë të përshkruhet, e kemi bartur barrën e historisë së klubit dhe tani ndihemi të privilegjuar, është një moment i paharrueshëm për ne”, tha mesfushori i Tigres, Damian Alvarez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›