Kombëtarja shqiptare përballet sot me Bosnjen
Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Bosnjen në orën 20:15, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012, në grupin D.
Edhe pse sot luhet në Bosnje e gjithë Shqipëria është sërish për një ditë kuqezi sepse është një nga ato sfida direkte për vendin e dytë ku kuqezinjtë kanë 8 pikë dhe boshnjakët vetëm 7 pikë.
Si lojtarët ashtu edhe trajneri kroat, Josip Kuzhe në deklaratat e mëparshme dhënë për mediat, janë shprehur optimistë për arritjen e një rezultati pozitiv përballë kombëtares boshnjake.
Prandaj, sonte në ora 20.15, kuqezinjtë mund të dalin faqebardhë në misionin boshnjak, nëse s`do ndikohen nga faktorët kundër dhe do të luajnë si të kishin përballë Francën, Gjermaninë apo Holandën, duke dhënë zemrën në fushë.