Sulmuesi Hamdi Salihi eshte ne prag te largimit nga Rapidi i Vjenes
Atë e kërkojnë nga Rusia, Holanda dhe Turqia. Janë të shumtë admiruesit e Hamdi Salihit, sulmuesit më të mirë aktual të kombëtares shqiptare dhe të klubit vjenez të Rapidit. Pasi realizoi 25 gola këtë sezon, duke luajtur shumë më pak sesa një vit më parë, Salihi është në prag të largimit në kryeqyteti i Austrisë.
Vlera e tij në treg nuk është e jashtëzakonshme, por sidoqoftë 1.5 milionë euro nuk janë pak, duke e bërë shkodranin të dytin lojtar më të shtrenjtë në kombëtaren kuqezi, pas Lorik Canës.
Rapidi duket i vonuar, sepse vlera e kartonit të Salihit zbret në radhë të parë nga fakti se kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm, pra austriakët ose duhet të pranojnë ofertat tani, ose do të detyrohen ta humbasin futbollistin pa fituar asnjë euro.
Kjo bën që “veza e artë” e sulmuesit të jetë më e vogël sesa ajo e ish-lojtarëve të Rapidit, Jelaviç dhe Hofer, që u transferuan përkatësisht për 4.9 dhe 5 milionë euro.
Për vetë shqiptarin kjo nuk ka shumë rëndësi pasi, në moshën 27-vjeçare, ai synon të bëjë hapin e madh në karrierë, ndërsa ëndrra e tij mbetet Bundesliga gjermane.
Interesi në Europë për Salihin është i madh dhe mosha duket pikërisht e duhura për një lëvizje të tillë. Pas një karrierë të ndarë mes Shqipërisë dhe Austrisë, futbollisti është rritur dhe kërkon skena më të mëdha.
Edhe për vetë Rapidin biznesi duket mjaft i mirë pasi klubi vjenez shpenzoi vetëm 600 000 euro për ta marrë nga Ridi dy vjet më parë.