Lorik Cana drejt Lacios i premton rroge 2 milione euro/vit
Lacio beson se e ka të vetin, një kënaqësi e vërtetë për trajnerin Reja që e studion prej muajsh.
Lorik Cana është vetëm një hap larg klubit italian të Serisë A, pranë një kontrate 5-vjeçare që parashikon 2 milionë euro rrogë në vit, plus shpërblime në bazë të arritjeve.
Shqiptari nga Kosova është gati të bëjë një sakrificë që e ka emrin 500 000 euro vetëm e vetëm për të luajtur në njërin prej kampionateve më të fortë në botë.
Tek Lacio japin Muslerën për të përballuar shifrën prej 6 milionë eurosh që ka vendosur për Canën Gallatasaraji, ndërsa ende pritet fjala përfundimtare e klubit turk. Por e rëndësishme është që vetë fjala e shqiptarit është “po”.
Lacio llogarit përfitimet që do të ketë me ardhjen e “luftëtarit” Lorik dhe mediat shkruajnë se do të ketë një kërcim të vërtetë cilësor pasi Cana luan si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje.
Pra, sipas kësaj logjike, klubi roman do të kërkojë sezonin e ardhshëm të dalë në Ligën e Kampionëve, pasi këtë sezon siguroi Ligën e Europës.
Jo vetëm kaq, sepse lacialët besohet se janë shumë pranë Miroslav Kloses, boshnjakut Senad Luliç dhe portierin Federiko Marketi. Nga ana tjetër, shpenzimet për këto operacione nuk janë tepër të mëdha, por mund të sigurohen shumë para nëse Lihtshtajner shitet për 12 milionë euro.