Bilanc pozitiv i trajnerit Kuzhe ne stolin kuqezi 7 fitore 6 barazime dhe 4 humbje
Ndoshta do të mbetet në histori si trajneri ynë më i mirë deri tani.
Ky është Josip Kuzhe, kroati që udhëheq kombëtaren kuqezi që prej vitit 2009, pas largimit të holandezit Ari Han, dhe që ka pasur një ecuri pozitive.
Janë 17 ndeshjet gjithsej të epokës së tij, ndonëse në dy prej tyre nuk ka mundur të ulet në stol për shkak të hemoragjisë cerebrale.
Bilanci nuk është aspak i keq, me 7 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje, bilanc që përmirësohet nëse heqim barazimin në Shqipëri me Bosnjë-Hercegovinën dhe humbjen në Bjellorusi, të cilat Kuzhe i ndoqi nga spitali.
Pa këto ndeshje, bilanci në ndeshjet zyrtare është në ekuilibër, me 2 fitore (ato ndaj Luksemburgut e Bjellorusisë), 2 barazime dhe 2 humbje (ndaj Portugalisë dhe Suedisë).
Në miqësore, kroati ka qenë edhe më i mirë, duke arritur 5 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje, pikërisht atë të marsit të këtij viti ndaj Sllovenisë, ndeshje e humbur 1-2. i mirë është edhe bilanci i plotë i ndeshjeve të Kuzhes, me 19 gola të shënuar dhe 15 të pësuar, golaverazh që përmirësohet në 18-12 pa takimet ku ai mungoi në stol.
Së fundi, ka qenë Hamdi Salihi lojtari që më shumë i ka bërë punë trajnerit kroat, me 6 gola të shënuar në këto takime, i ndjekur nga Erion Bogdani dhe Ervin Skela me nga 3 gola secili.
Kuzhe shpreson që ky bilanc i tij të mos baltoset në Bosnjë-Hercegovinë, gjë që e shpresojnë që të gjithë shqiptarët, ndërsa duhet të kalohet një ndeshje tepër e rrezikshme në Zenicë, për eleminatoret e Euro 2012.