E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miami ‘pushton’ Dallasin

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 09:07

Miami e ka fituar ndeshjen e tretë finale të play-offit në NBA ndaj Dallasit, me rezultat të ngushtë, 88:86. Në një takim me plot emocione dhe të baraspeshuar, në fund më të suksesshëm u treguan Heat.

Mavericksave nuk u mjaftoi super Dirk Nowitzki, i cili shënoi 34 pikë, por që dështoi në dy gjuajtjet e fundit dhe vendimtare. Në anën tjetër, atë që nuk e bëri gjemani, e bëri Chris Bosh, i cili e vendosi lojën pas pikëve të realizuara në sekondat e fundit.

Miami udhëheq 2-1 me ndeshje, ndërsa takimi i katërt në mes të këtyre dy skuadrave do të jetë të martën mbrëma.

Dallas – Miami 86-88 (1-2)
Dallas: Nowitzki 34
Miami: Wade 29

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›