Kombëtarja takon tifozët te Zona PLUS në Durrës
Tifozë dhe fansa të kombëtares Shqiptare kanë pasur shansin të takojnë si dhe të marrin autografe tek Zona PLUS, në Rrugën Tregtare të qytetit të Durrësit, prej lojtarëve të tyre te preferuar të kombëtares kuqezi. Lojtarë të njohur të kombëtares si Hamdi Salihi, Emiljan Vila, Andi Lila, Jahmir Hyka dhe Kristi Vangjeli shpërndanë bluza me autografet e tyre, si dhe realizuan fotografi me tifozët durrsakë të grumbulluar te Zona PLUS. Këta lojtarë të grumbulluar së bashku me kombëtaren në këtë qytet përpara ndeshjes miqësore të së premtes me Azerbajxhanin, kanë preferuar t’u dedikojnë një pasdite të këndshme tifozëve të tyre në një prej pikave të shitjes Zona PLUS në Pedonalen kryesore të qytetit të Durrësit. Operatori celular PLUS është sponsor i përgjithshëm i ekipit Kombëtar të futbollit. Mbështetja e Kombëtares në sfidat e Euro 2012 përbën një angazhim dhe kontribut të natyrshëm për PLUS, operatorin e vetëm celular shqiptar në tregun e telekomunikacionit.