Kombëtarja, zbulohet anti-Hungaria
Autori i Lajmit: red.
Trajneri i ekipit kombëtar Ari Han ka zbuluar listën me 23 futbollistë që do të thirren për ndeshjet e Botërorit 2010 me Hungarinë dhe Danimarkën. Han ka lënë jashtë për këto dy sfida sulmuesit Bogdani e Kapllani, si edhe fantazistin Jahmir Hyka. Hyrjet e reja janë ato të Memellit e Bylykbashit. Jashtë Bogdani, Kapllani e Hyka, thirren Memelli e Bylykbashi. Trajneri i kombëtares shqiptare Ari Han ka zbardhur listën e 23 futbollistëve të grumbulluar për takimet me Hungarinë dhe Danimarkën, në program më 28 mars dhe 1 prill. Ashtu siç pritej, tekniku holandez ka bërë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen në Maltë, ku Shqipëria zhgënjeu totalisht duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola. Ai ka thirrur golshënuesin më të mirë të Superligës, Migen Memellin, ndërsa nuk ka harruar Berishën e Salihin, që për momentin janë dy nga lojtarët më në formë. Ndërkohë, Kombëtares i rikthehen në mesfushë dy prej lojtarëve kryesorë, Lorik Cana e Altin Lala, që munguan për arsye dëmtimesh në Maltë. Po në mesfushë është thirrur edhe Dorian Bylykbashi, të cilin Ari Han e ndoqi një javë më parë në Ukrainë. Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, ajo është e njëjtë, me portierë Beqajn, Hidin e Ujkanin dhe para tyre në mbrojtje Lila, Dallku, Curri, Agolli, Vangjeli, Vrapi, Beqiri e Teli. Në mesfushë, janë thirrur gjithashtu edhe Skela, Gilman Lika, Bulku, Elis Bakaj e Klodian Duro. Ndërsa reparti i sulmit do të ketë 4 lojtarë mjaft të rinj për këto dy takime, si Salihi, Berisha, Memelli e Sukaj. Shqipëria do të luajë më 28 mars ndaj Hungarise ndeshjen e gjashtë në eleminatoret e Botërorit 2010. Kombëtarja kuqezi ka grumbulluar 6 pikë nga 5 ndeshjet e para, duke marrë një fitore, 3 barazime dhe një humbje.
Lista emërore e futbollistëve
Emër Mbiemër Klubi Nd me kombëtaren
Arian Beqaj Anorthosis 37
Isli Hidi Kryvbas Krig 8
Samir Ujkani Palermo 0
Andi Lila Tirana 5
Armend Dallku Vorskla 29
Debatik Curri Vorskla 21
Ansi Agolli Tirana 8
Kristi Vangjeli Aris 15
Endrit Vrapi Elbasani 7
Elvin Beqiri Vllaznia 41
Admir Teli Karabakh 4
Lorik Cana O.Marseje 35
Altin Lala Hanover 96 70
Ervin Skela E. Kotbus 59
Gilman Lika Hacetepe 2
Ervin Bulku Kryvbas Krig 15
Dorian Bylykbashi Kryvbas Krig 2
Elis Bakaj Dinamo 2
Klodian Duro Omonia 55
Hamdi Salihi SV Ried 10
Xhevahir Sukaj Vllaznia 1
Besart Berisha AC Horsens 13
Migen Memelli Tirana 0
Grumbullimi fillon diten e diele ne oren 14:30 ne Hotel “Dyrrah” ne Durres.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2009