Rama-ODHIR: Zgjedhjet e 28 qershorit rrezikojnë të manipulohen
Autori i Lajmit: Suela Topi
Zgjedhjet e 28 qershorit rrezikojnë të manipulohen. Ky pohim është bërë dje nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pas një takimi që ai zhvilloi në ambientet e selisë rozë, me përfaqësuesit e ODHIR-it të mbërritur në Tiranë pak ditë më parë. Pas takimit, kreu socialist theksoi situatën e vështirë në të cilët gjendet vendi lidhur me parapërgatitjen e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Sipas tij, Qeveria po e fut vendin në qorrsokak, për shkak të mos pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Rama premtoi se socialistët do të shtojnë përpjekjet e tyre për të siguruar pajisjen me karta identiteti edhe me propozime konkrete, por kreu i PS-së thotë se nga kampi tjetër politik mbizotëron paaftësia dhe korrupsioni. Sot pritet që PS të zyrtarizojë një propozim konkret për zgjidhjen e situatës. Lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje Rama tha se është ende herët për të folur mbi një qëndrim të Partisë Socialiste për këtë gjë.
Takimi
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, kreu i opozitës u ka raportuar përfaqësuesve të ODIHR se procesi me kartat e identitetit rrezikon standardet e procesit zgjedhor. Rama pohoi pas takimit se PS e sheh me shumë shqetësim procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. “Të gjitha të dhënat janë shkurajuese dhe po bëhen dëshpëruese dhe për fat të keq qeveria vazhdon të tregojë paaftësi dhe mbi të gjitha papërgjegjshmëri për këtë proces, ku ka mbetur shumë pak kohë, ndërkohë që janë miliona ata që nuk e kanë kartën e identitetit dhe as nuk kanë aplikuar për këtë”, - tha Rama ndërsa shtoi se është edhe më shqetësues ky problem për ata që nuk kanë aplikuar për letërnjoftime por nuk kanë as pasaporta. Kreu i selisë rozë pohoi më tej se në qoftë se ata qindra mijëra qytetarë që nuk kanë pasaportë, nesër nuk do të kenë as kartën e identitetit atëherë nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. “Por, për fat të keq, nga ana tjetër, kemi hasur në mënyrë të vazhdueshme në të dhëna mjaft kuptimplota të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë, që po krijojnë një terren, që po përhapet me shpejtësi një hapësirë për spekulime dhe manipulime të mundshme”, - tha ai. Rama informoi më tej se PS do të bëjë sot një tjetër propozim konkret për të zgjidhur këtë situatë. “Do të bëjmë një propozim konkret dhe publik, për t i dhënë një tjetër shans procesit, me shpresën që qeveria nuk do të fshihet kokëfortësisht pas shifrave që tregojnë se procesi po shkon drejt dështimit dhe nuk do të qëndrojë kokëfortësisht në pozicionin që e karakterizon sa herë që duhet të përballet me dështimin apo prag dështimin e vetë, por duhet të kuptojë se në këtë mënyrë jo vetëm nuk po e menaxhon procesin në të mirë të zgjedhjeve dhe në të mirë të publikut, por përkundrazi, po e shkatërron procesin në dëm të zgjedhjeve, në dëm të publikut dhe pa dyshim në dëmin e vet, por kjo është gjëja më pak e rëndësishme për ne”, - pohoi ai. Kryesocialisti e quan të parakohshëm diskutimin nëse PS do të marrë apo jo pjesë në zgjedhjet duke parë situatën aktuale. “Është shumë herët për të folur për çfarë duhet bërë në rast se situata bëhet pa rrugëdalje dhe është koha maksimale për të folur për çka duhet bërë, që situata të mos bëhet pa rrugëdalje. Kështu si po ecim, po shkojmë drejt një qorrsokaku, për fajin ekskluziv të qeverisë dhe për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë që i karakterizon këta zotërinj, të cilët si në të gjitha gjërat, edhe në këtë proces po tregojnë edhe një herë tjetër që nuk e meritojnë të rrinë aty ku janë”, -u shpreh ai. Përsa i përket punës së komisionit Ad Hoc i cili zhvilloi dje mbledhjen e parë, ai tha se ky komision mund të rritë transparencën por nuk ka asnjë fuqi të veçantë mbi procesin i cili është tërësisht në duart e Qeverisë.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2009