E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i LSI-së: “Qeveria Meta shembull i suksesit”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi dje një takim me gratë dhe vajzat e Skraparit të cilave u premtoi më shumë punësim për to pas fitores se 28 qershorit. Sipas tij asnjë forcë tjetër politike veç LSI-së nuk ka pasur në vëmendjen e saj gratë, ndërsa kujtoi konventën e posaçme që organizoi në Tiranë.
Meta nuk ka fshehur aspak ambicien për tu bërë kryeministër ndërsa ka kujtuar kohën kur ishte në krye të Ekzekutivit dhe arritjet e asaj qeverie të cilat sipas tij, janë të pamohueshme. “Ju besoj se e mbani mend që në një vit e gjysmë qeveria Meta e mori rrugën nga Kashari që ishte bërë vetëm 6 km për dhjetë vjet dhe e solli në Qershor në vitin 2001, në Lushnjë. Nga viti 2001 deri në 2009, kur janë ndërruar tre Qeveri, kjo rrugë ende nuk ka shkuar deri në Fier”, - tha ai. Më pas Meta ka theksuar disa nga sukseset e Qeverisë së tij, si standardet e vendosura për rregullimin e infrastrukturës rrugore, duke përmendur rrugën që lidh sot Tiranën me Shkodrën, rrugët që lidhin Elbasanin me Qaf-Thanën, Korçës me Kapshticën etj.

Ky lajm është publikuar: 18/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›