E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI:Arroganca e kryebashkiakut la Tiranën pa buxhet

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për votimin në Këshillin Bashkiak duke vlerësuar se Edi Rama tentoi të blinte vota si Berisha për presidentin. Sipas tij, ka qenë kryebashkuaku Rama i cili me arrogancën e tij la Tiranën pa buxhet. Duke iu referuar faktit që pak ditë më parë Banka Botërore ka bllokuar projektin e Jugut. Vasili tha se "Banka Boterore zbuloi abuzimet me pronat në Jalë dhe në bregdet". Vasili i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të shkarkojë drejtorin e projektit "Për menaxhimin e bregdetit jugor të Shqipërisë", Jamarbër Malltezi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›