Koment i Kryeministri për mediat
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me trasmetimin e një bisede midis një zyrtari të shtetit dhe presidentit të një kompanie private, Kryeministri Berisha bëri këtë koment:
Pyetje: Ju keni deklaruar luftë kundërr korrupsionit në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare. Dje, Top Channel ka trasmetuar një bisedë midis një funksionari të lartë dhe presidentit të një kompanie. Ky funksionar i lartë ka folur në emrin tuaj, të qeverisë, apo në emrin e tij personal? Nëse ka folur në emrin e tij personal, a do të ketë ndonjë masë ndaj tij?
Kryeministri: Nuk ka asnjë mëdyshje se qendrimi ndaj korrupsionit është dhe do të mbetet platforma me tolerancë zero. Ju i dini qendrimet e mia ndaj çimkave dhe historive me çimka. Unë jam për ligjin dhe zbatimin e tij dhe veprimin e shtetit ligjor.Çimkat dhe historitë e çimkave janë tjetër problem.