Roma transferon Stekelenburgun

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 15:41
Roma ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit holandez Maarten Stekelenburg, nga Ajax Amsterdami për 6 milionë euro.
Stekelenburg, 29 vjeç, ka qenë anëtar i gjigantit holandez nga viti 2002 dhe ka fituar nga tre herë kampionatin dhe Kupën e Holandës.
Ai ka zhvilluar 40 paraqitje për Holandën dhe ishte anëtar i ekipit në rrugëtimin deri në finale të Kampionatit botëror 2010, ku u mposhtën nga Spanja.
Ai në Romë e zëvendëson brazilianin Doni, i cili iu bashkua Liverpoolit muajin e kaluar.