Prokuroria, 18 vjet burg ish-policit të dyshuar për vrasje
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Tiranës kërkoi dje shpalljen fajtor dhe dënimin me 18 vjet burg për ish- punonjësin e policies, Arjan Avdo, i akuzuar për veprën penale të "vrasjes me dashje". Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, prokurori i dosjes njohu palët me konkluzionet përfundimtare të hetimit të çështjes në ngarkim të të pandehurit Arjan Avdo, duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burg të tij. Ndërkohë burime nga gjykata bëjnë të ditur se në seancën e ardhshme pritet që pala mbrojtëse të paraqesë konkluzionet e saj dhe më pas Gjykata të shpallë vendimin. Ish -punonjësi i policisë, Arjan Avdo, akuzohet si autor i vrasjes me armë zjarri të shtetasit Dorian Vuçiterna, në prill të vitit 2007 në Tiranë. Pas ngjarjes ai është arrestuar dhe më pas proceduar nën masën e sigurisë së "arrestit me burg", dhënë ndaj tij nga Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë. Shkak i kësaj ngjarjeje, mendohet të jetë bërë një konflikt i mëparshëm për motive të dobëta mes autorit të dyshuar dhe viktimës.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009