E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy mjete, aksidentohet 32-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Peqin në vendin e quajtur Pajovë. Burime të policisë bënë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë përplasur midis tyre mjetet tip Volsvagen , me targë Policia 1513, me mjetin Seat , me targë EPN 2784 që drejtohej nga Hajri Çullhaj me banim në fshatin Pekisht të rrethit të Peqinit. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Seat , 32-vjeçari Hajri Çullhaj, i cili ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes është dërguar grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›