Pranga katër personave, dyshohen për pengmarrje
Autori i Lajmit: red.
Janë vënë dje në pranga katër persona, pasi morën peng dhe keqtrajtuan një shtetas për motive të dobëta. Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar dje katër të dyshuar, të cilët akuzohen për veprën penale të "Heqjes së paligjeshme të lirisë". Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë së Lezhës thanë për ATSH-në, se shtetasit e vënë në pranga janë Sokol Ivanaj, 35 vjeç, Florian Rudi, 24 vjeç, Anton Rudi, 19 vjeç, dhe Ferdinand Palaj, 19 vjeç. Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hequr në mënyrë te paligjshme lirinë e Emiljano Colajt, 24-vjeçar, lindur dhe banues në qytetin e Lezhës. Nga hetimet që ka bërë Policia e Lezhës thuhet se personat në fjalë, pasi e kanë hipur me forcë këtë shtetas në automjetin tip Alfa-Romeo, me targa LE 4064 A, në pronësi të shtetasit Sokol Ivanaj, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Ndërkohë materialet do t i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasve Sokol Ivanaj, Florian Rudi, Anton Rudi dhe Ferdinand Palaj për vepren penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009