Komenti/Ilegali Edi Rama, prej 2 javësh në strofullën e leprit
Kryetari i PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama prej dy javësh me radhë qëndron në papafingo, duke refuzuar kontaktin e përditshëm me partinë dhe strukturat vendimmarrëse të saj. Strumbullari i korrupsionit, siç është etiketuar kohët e fundit, ka zgjedhur një metodikë tepër të zgjuar për hallin e madh që e ka zënë dhe që po e detyron të qëndrojë jashtë çdo kontakti me partinë në tërësi, pa përmendur këtu çorbnisjen që po aktivizohet në bazë, e cila ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. Rama po hesht, për dhjetëra akuza që rëndojnë mbi. Ai e bën këtë për një arsye dhe kurrsesi s’ka mëdyshje se po qëndron jashtë vëmendjes së publikun, porsa kohë s’ka një përgjigje mohuese për çështjet e ngritura nga Partia Demokratike dhe mazhoranca.
Lëvizja e Edi Ramës, është vërtet një manipulim i mirëfilltë, por që kurrsesi s’mund të kalohet në heshtje dhe për këtë ai duhet të japë llogari jo më para medieve, por para organeve të hetimit. Klika politike e një opozite pa identitet dhe të mbushur me delexhinllëqe nga të keqpërdorurat si, Xhaçka dhe Fela, të cilat pranojnë të dhunohen, për të mbrojtur të ndoturin Edi Rama dhe sekserët e tij të ryshfetit dhe korrupsionit galopant, që është bunkerizuar si fantazmë e frikshme në bashkinë e Tiranës, është pa dyshim rreziku më i madh që i kanoset shoqërisë shqiptare. Standard të tillë, të korrupsionit të legjitimuar, me sa duket Edi Rama e ka huazuar nga vendet e Afrikës Qendrore dhe Lindore të cilat, edhe sot e kësaj dite kanë hyrë në gjak me natyrën për miliona jetë njerëzish të shkatërruara, vrarë dhe ç’nderuar. Të dhëna tipike këto, të një shoqërie primitive, me zyrtarë të korruptuar dhe larg çdo humanizmi shoqëror. Fatmirësisht, Shqipëria gëzon një shoqëri të emancipuar dhe progresiste, por fatkeqësisht i ka besuar opozitën, forcën e dytë të një vendi demokratik, një karikature të narkotizuar, korruptuar dhe të dalë mendsh.