E Diel, 1 Nëntor 2026

Së shpejti, rritje e vendeve që do të njohin pavarësinë e Kosovës

Parlamenti i Grenadës i përgjigjet ftesës së Topallit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori dje një letër nga kryetari i Parlamentit të Grënadës, George J. Mc Guire lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo letër vjen pas dhjetëra takimesh që Kryetarja e Kuvendit zhvilloi në Konferencën botërore të kryeparlamentarëve në Gjenevë, të fokusuara kryesisht në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në letrën e tij Mc Guire shkruan se “jam i lumtur t’ju njoftoj se pas takimit që ne patëm në Konferencën Botërore të Gjenevës, Grënada ka marrë në konsideratë kërkesën tuaj për njohjen e Kosovës si një vend legjitim dhe krejtësisht i pavarur.
“Kam kënaqësinë t’ju informoj gjithashtu se vendet e CARICOM pritet të marrin një vendim të përbashkët për çështjen e Kosovës”, shkruan Mc Guire.
CARICOM është një bashkësi shtetesh që përfshin 15 vende, ku bëjnë pjesë Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominica, Grenada, Guyana, Haiti, Jamaica, Montserrat, ST. Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, St.Vincent dhe Grenadines, Suriname, Trinidad dhe Tobago.
Në letrën e tij, kreu i Parlamentit të Grenadës e siguron kryetaren e Parlamentit se “autoritetet më të larta të Grenadës do të lobojnë dhe më gjerë në mbështetje të kauzës suaj të drejtë”.
Letra e Mc Guire vjen pas një sërë letrash që kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë në përgjigje të takimeve të saj lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›