Komenti/Ky Pandeliu është... apo bën vetë...?!

Në tentativën e amplifikatorëve të PS-së, për ti mbushur mendjen vetes në domosdoshmërinë e “ndryshimeve kushtetuese”, por edhe për rrugët e mundshme (sipas tyre), për realizimin e tyre, foli dje edhe Pandeli Majko.
Foli dhe na çuditi të gjithëve, kur si alternativë për “ndryshimet kushtetuese”, solli në vëmendje referendumin për Kushtetutën të 6 nëntorit të vitit 1994.
“Aty ku do të ketë le të themi, dallime ne kemi edhe historinë e një referendumi që pa u politizuar mund t’i ofrojë publikut një pjesëmarrje për të diskutuar një ligj, i cili është ligji themelor i shtetit shqiptar, vërtetë diskutohet dhe votohet nga politikanët, por nuk është pronë e tyre”, ishte budallallëku i artikuluar dje për mediat nga Pandeli Majko.
Kur fliste për “historinë e referendumit”, me siguri Pandeli Majko, kishte referendumin e 17 viteve më parë.
Në kushtet ku Pandeli Majko, ka harruar ti thërrasë kujtesës, po i sjellim në vëmendje se në seancën parlamentaret datës 6 tetor 1994, ai deklaronte në ligjëratë të drejtë se, “Si deputet i përmbahem pikëpamjes për kalimin e kushtetutës sipas ligjit në Parlament e më pas në referendum...”.
Por..., po ti thërriste sado pak “kujtesës së tij historike”, Pandeli Majko, do të kujtohej, edhe për atë, se në atë referendum, ai, po se po..., por edhe PS-ja dhe gjithë opozita e atëhershme, ishin kundër atij referendumi. Këtë kundërshti e shprehën me thirrjet për bojkot të atij referendumi, fati i të cilit dihet..., ajo kushtetutë nuk u miratua atë vit..., por katër vjet më vonë...
... Dhe për s ai përket katër viteve më vonë, në qoftë se Pandeli Majko, nuk do të rrëmbehej dje nga budallallëku, por do i thërriste paksa mendjes, do të kujtohej, se me miratimin e kushtetutës në vitin 1998, fillimisht ajo u votua në Parlament dhe më pas ju nënshtrua një referendumi.
Me sa duket, mendjeshkurtri Pandeli Majko, e ka po aq të lehtë të harrojë se çfarë mendonte e si vepronte 17 vjet, apo 14 vjet më parë, po aq sa e ka të lehtë të ndërtojë (virtualisht) tunelin nën Otranto që do të lidh (sipas ëndrrës së Pandeli Majkos), Shqipërinë me Italinë.
Mirë, Pandeli Majko, e ka për kollajllëk, të artikulojë çdo budallallëk që e sheh në ëndërr, por ne çfarë kusuri kemi, t’i dëgjojmë të gjitha këto.
Ndaleni Pandelinë...!
Që të shpëtojmë nga dilema, në se ky, Pandeliu është..., apo bën vetë...?!
Çfarë deklaronte 17 vjet më parë Pandeli Majko
E enjte, 06.10.1994, ora 10:00
Drejton seancën nënkryetari i Kuvendit, zoti Tomor Malasi
Pandeli Majko – “... Si deputet i përmbahem pikëpamjes për kalimin e kushtetutës sipas ligjit në Parlament e më pas në referendum. Shpresoj në konsensus dhe kam bindjen se ai mund të arrihet. Dhe nëse ky konsensus nuk është i mundshëm, atëherë ne si deputetë kemi të drejtë morale t’i drejtohemi popullit me opsionet tona për çështjet ku nuk merremi vesh. Në këtë rast problemet shtrohen më thjesht: vendos vetë populli. Kushtetuta, ashtu siç e parashikon edhe projekti i ri, kalon nga Parlamenti në referendum. Kështu ajo ngelet gjithmonë një traktat social dhe politik, përballë të cilit të gjithë do të kuptojnë përkohshmërinë e interesave partiake.
Kushtetuta nuk mund të ketë një autor. Ajo mbart brenda mishërimin e bashkekzistencës dhe idealet e një populli, si një testament për brezat që vijnë. Le t’i tregojmë, të nderuar kolegë, popullit se vërtet jemi përfaqësuesit e tij! Faleminderit!”.