E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelozia e Edi Ramës për bashkiakët socialistë

03-08-2011 / Gazeta 55

Pasi ka humbur vetë, mundësia e vetme dhe më e afërt e Ramës për shtrydhje politike dhe marrjen e ndonjë 20 përqindëshi është ajo e kontrollimit të bashkiakëve socialistë që mundën të fitonin. Para se të arratisej për në Sardenjë, me taktikën e emailit, Edi Rama po kërkon të vërë nën zap fituesit, duke dhënë perspektivën se nga do t’i fitojë paratë këtej e tutje, se si do i bëjë zgjedhjet në Kongresin e nëntorit dhe se si do ta drejtojë xhelozia e humbësit drejt një diktature më të fortë partiake


Trishtimi i Edi Ramës, i cili vetë po rrokulliste nga njëra humbje në tjetrën, e kanë detyruar me sjelljen e fundit, që kërcënueshëm, të tentojë të mbajë jo vetëm “nën kontroll” të zgjedhurit vendorë, por edhe ti paralajmërojë ata për taksën 20 përqindëshe, që duhet të paguajnë në arkën e kryetarit të tyre të partisë. Një takim i Edi Ramës, disa ditë më parë në Sarandë, me të zgjedhurit vendorë socialistë, ka pasur veçse një mesazh që kryesocialisti ju ka përcjellë këtyre të zgjedhurve. Ky mesazh, as më shumë e as më pak, në kushtet ku ai vetë ka humbur bashkinë e Tiranës, ka qenë, “tani e tutje, llogaritin 20 përqindëshit veçse për mua”. Ky mesazh, të kuptuarin nga ana e “auditorit”, e të cilit Edi Rama e ka pasur merak, ndërsa u është lëshuar të zgjedhurve vendorë të PS-së, ditën e takimit, bashkë me paralajmërimin se një herë në muaj, do të mblidhen e do të raportohet për “situatën”, në mënyrë të përsëritur, të përforcuar dhe të “dokumentuar”, u është dërguar edhe nëpërmjet një e-maili, në adresë të postës elektronike të secilit të zgjedhur vendorë socialistë. I zhytur në pikëllim dhe trishtim, pasi ka humbur vetë bashkinë e Tiranës, mundësia e vetme dhe më e afërt e shtrydhjes politike dhe e 20 përqindëshit është ajo e kontrollimit të bashkiakëve që kanë fituar. Pikërisht, këtë ka bërë (i detyruar) Edi Rama, disa ditë më parë. Duke e shfrytëzuar këtë takim, si “precedent”, se ato që ai ju thoshe, i kishte seriozisht, mësohet se ju ka zhvatur ç’të mundet, të zgjedhurve vendorë të PS-së dhe menjëherë është arratisur me pushime për në Sardenjë. Biles..., biles..., mësohet se prej Sardenjës, Edi Rama ka rinjoftuar të zgjedhurit vendorë të PS-së, se tash e tutje, me atë do ta kenë punën, se ai është “kryebashkiaku” i PS, edhe pse vartësit e tij fituan e ai s’fitoi, e se 20 përqindëshi, kurdo që të zbatohet i përket veç atij. “Porositë” e tjera të Edi Ramës, “adresuar” të zgjedhurve vendorë të PS-së, rrahin në “kujdesin” që ata duhet të tregojnë në hartimin e organigramave dhe përzgjedhjen e stafit të njësive vendore. Në këtë pikë, ai ju ka kujtuar atyre, përvojën e vetë, në bazë të së cilës, ndërtoi organigramën dhe stafin “hermetik” të bashkisë së Tiranës. Me e-mailin e publikuar dje nga gazeta pranë Ramës, Edvini tregon se reformën e ardhshme do ta ndërtojë mbi pushtetin që fituan bashkiakët, pasi veç këtë formë njeh ai... Xhelozia s’njeh kufij e kontrolli mbi bashkitë dhe për pasojë, ka rrezik të futet si pikë statuti edhe në kongresin e ardhshëm të PS-së, në 5 nëntor të këtij viti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›