E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretesha shkon ne dasem e paftuar

Edhe pse ka një axhende  mjaft të ngjeshur mbreterësha Elizabet ka gjetur kohë për të uruar personalisht një çift, që po martohej. Çifi ka mbetur i habitur kur pa të hynte e paftuar në sallë, Mbretëresha Elizabeta e Dytë, e ndjekur nga bashkëshorti i saj, Duka i Edingtonit.

 Siç u shprehën më vonë, John dhe Frances Canning në fillim besuan se ishte një shaka dhe se në sallë po hynte ndonjë sozi, kur Madhëria e Saj u afrua dhe i uroi personalisht.

Mbretëresha, e ndodhur në një drekë me 200 vullnetarë në një dhomë paralele, pyeti zyrtarët nëse mund të hynte për të parë celebrimin dhe kërkesa e saj u aprovua menjëherë.

Elizabeta II dhe Duka shpenzuan pesë minuta, duke biseduar dhe duke u fotografuar me të ftuarit. Nga ana e tij, dhëndri 48-vjeçar u shpreh se nuk mund të kishte marrë një surprizë më të mirë se ajo që mori. Mbretërësha, nga ana e saj komplimentoi çiftin dhe i uroi lumturi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›