“Ligji i ri i medias, presim vërejtet e KE-së”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, forcon idenë për hartimin e një ligji integral për median pas propozimeve që u bënë dy ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama. Ajo tha se, si kryetare e Komisionit Parlamentar për Mediat, është ndër nismëtaret dhe nxitëset për të hartuar një ligj integral për mediat elektronike, duke rakorduar me BE dhe Këshillin e Evropës për standardet e ligjit. Kryetarja e Komisionit të Medias shpjegoi se ligji është diskutuar me grupet e interesit dhe do t i dërgohet KE-së dhe, pas marrjes së komenteve të tyre, do të paraqitet drafti i plotë. Leskaj shprehu habi për akuzat e dy ditëve më parë të zëdhënësit të Grupit të Deputetëve të PD-së, sipas të cilave, Leskaj po pengonte miratimin e këtij drafti. “Është fatkeqësi që propozimi i Ramës të pritet me justifikime qesharake. Është e qartë se mazhoranca nuk ka argumente për atë që ka ndodhur me median dhe ka menduar se shpifja mund të bëhet mbrojtje”, - u shpreh ajo. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, kritikoi më tej qëndrimin e KKRT-së ndaj spotit të publikuar në disa media. “Kjo është një shenjë e qartë e abuzimit me pushtetin. Konceptimi i vetë spotit mbart një filozofi të mbrapshtë në mohim të shtetit ligjor, për sa kohë që merr përsipër rolin e institucioneve të ngarkuara me ligj për luftën kundër korrupsionit, rolin e prokurorit, policit, gjyqtarit. Në shoqëritë demokratike ngrihen e funksionojnë sistemet, nuk nxirren jashtë loje ato, siç po vepron kreu i qeverisë me KKRT”, - tha ajo. Sipas socialistes Leskaj, arsyeja dhe nervozizmi i kreut të Qeverisë lidhet me dështimin e dokumentuar tashmë, jo vetëm nga opozita, media dhe shoqëria civile të luftës ndaj korrupsionit, por dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ky nervozizëm tha ajo, njëkohësisht nxjerr në pah dhe një marrëdhënie irracionale që Kryeministri ka pasur në vijimësi me median, gjë të cilën e kanë vuajtur mjaft syresh gjatë këtyre 18 viteve të demokracisë, por edhe institucionet e tjera të pavarura në përgjithësi. Ajo i bëri thirrje mazhorancës të mos provokojë konflikt për këtë çështje, por të zbatojë ligjin. “Ne besojmë se thellimi i këtij eksesi antidemokratik të Qeverisë do të kishte kosto për zgjedhjet në Shqipëri dhe rrugën drejt NATO-s dhe BE”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008