E Diel, 1 Nëntor 2026

“Komision hetimor për zgjedhjet”

 

Partia Demokratike është gati të ngrejë një komision hetimor të kryesuar nga opozita për hetimin e zgjedhjeve. Duke iu përgjigjur deklaratave të PS-së, zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli tha se “sot pasdite zëdhënësja e PS Imeraj më në fund dhe për herë të parë që nga 28 qershori deklaroi në emër të opozitës se opozita nuk kërkon rinumërim të votave as ndryshimin e vendimit të Gjykatës por kërkon hetim parlamentar të zgjedhjeve. PD deklaron se mbetet e gatshme dhe e hapur për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në përputhje me kushtetutën, ligjin organik të Komisioneve Parlamentare dhe Gjykatës Kushtetuese për objektin e hetimit të Komisionit Parlamentar”. Sipas saj “PD i përmbahet angazhimit të saj publik se në këtë komision, pavarësisht se ligji i Komisioneve Parlamentare parashikon në mënyrë taksative që maxhoranca ka shumicën e komisionit, të krijojë pas zgjedhjes së këtij Komisioni mundësinë që shumicën ta ketë opozita duke tërhequr anëtarët e saj prej tij”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›