E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendrat sociale, rriten dietat

 

Shtohen kuotat ushqimore në qendrat sociale. Nga ky vendim përfitojnë fëmijët jetimë, të moshuarit e azileve, fëmijët dhe gratë që janë viktima të trafikut dhe dhunës në familje. Nga sa bën me dije Shërbimi Social Shtetëror, kuotat e reja do të nisin të aplikohen që nga data 1 janar i vitit 2010. “Fëmijët 0-3 vjeç që jetojnë në qendrat tona rezidenciale përfitojnë kuotë ditore nga 230 lekë në 290 lekë, fëmijët e moshës 3-6 vjeç që nga 1 janari i vitit të ardhshëm nga 250 lekë rritet në 300 lekë, fëmijët e moshës 6-15 vjeç do të kenë kuotën ditore nga 260 lekë në 320 lekë”, shprehen drejtuesit e SHSSH. Për të moshuarit në azile, kuota ditore ushqimore do të rritet nga 220 lekë në 280 lekë, për personat që jetojnë në qendrat e zhvillimit social kuota ushqimore do të bëhet 330 lekë nga 270 që është aktualisht,  ndërsa për qendrat ditore polivalente kuota ditore e ushqimit rritet në 210 nga 170 lekë që është aktualisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›