Personalitete te kinemase nderkombetare i bashkohen peticionit te Marubit

Tiranë, 23 shkurt 04:45 NOA – Personalitete të kinematografisë ndërkombëtare dhe institucioneve të studimit të filmit, i janë bashkuar një peticioni në mbrojtje të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi (AFMM).
Stanislav Semerdjiev, Ph.D., professor dhe scenarist, është rector tek Akademia Kombëtare për Teatrin dhe Artet Filmike, NATFA, Sofje, Bullgari.
Po ashtu, z. Semerdjiev, është dhe president i Shoqatës Bullgare të Filmit, Skenaristëve të Radios TV-së, BAFTRS, si dhe Zëvendëspresident i Konferencave dhe Festivaleve, Shoqata Botërore e Shkollave të Filmit dhe të TV-së.
Ai shprehet i shqetësuar për urdhrin shtetëror të largimit me forcë të akademisë nga një pjesë e mjediseve t ëish-Kinostudios.
“Më vjen jashtëzakonisht keq të marrë vesh për këtë ngjarje dramatike. Ju siguroj se CILECT do të ndërrmarrë të gjitha veprimet e mundshme për të parë se cila është rruga më e mirë për të reaguar ndaj kësaj gjendjeje dhe do të veprojë si duhet sa më shpejt të jetë e mundur.Qëndroni të fortë dhe kini besim në zgjidhjen pozitive të kësaj gjendjeje dramatike dhe të pakëndshme”, - thotë z. Semerdjiev në letrën që i ka dërguar sot, Kujtim Çashkut.
***
Bert Beyens, Zëvendës president i Financës dhe Grumbullimit të Fondeve të CILECT-it dhe kryetar i RITS, shkolla e filmit të Brukselit në Belgjikë, paralajmëron për akademinë Marubi se ai ka vendosur të kontakojë “kolegët e Bordit CILECT për të parë se cila do të jetë përgjigja më e mire”.
***
Kurse Prof. Lucie Bader Egloff, Master i Arteve për Film, nga Universiteti i Arteve në Zurih të Zvicrës, shprehet “shumë i trishtuar të mësoj për atë që ju ndodhi”.
Ndërsa vijon: “Ne protestojmë kundër këtyre veprimeve dhe do të informojmë gazetarët tanë të filmit në Zvicër që të shkruajnë për këtë. Uroj që ta ruani fuqinë e rezistencës”.
***
Prof. Bruce Williams, nga Paterson College në Shtetet e Bashkuara, pohon se “tashmë në dijeni të gjendjes”.
Nga ana tjetër, paralajmëron se “do t’u telefonoj njerëzve dhe do t’u dërgoj e-mail-e”, duke treguar se “njerëzit e mi këtu, po punojnë mbi këtë çështje, dhe do të kontaktojmë me këdo që do të jetë e nevojshme, në Shqipëri apo gjetkë”.
Në mënyrë kuptimplotë, letra e Prof. Bruce Williams, mbyllet me fjalët: “Me tmerr, solidaritet dhe dashuri, Bruce”.
e.l/NOA