E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionarët manipulues, 3 vjet pezullim

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 12:01

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që komisionerët të cilët janë përmendur për manipulim në vendvotime, nuk mund të kryejnë detyra të tillë për së paku tri vjet.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, kryesuesi Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, Shukri Sylejmani.

PZAP ka shqyrtuar gjithsej 61 ankesa të partive politike për zgjedhjet e 9 janarit. Ky organ ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e votave në 8 qendra të votimit.

Do të rinumërohen katër vendvotime në Skenderaj, tre vendvotime në Deçan dhe në një qendër votimi në Drenas.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›