Greqia më e ashpër kundër refugjatëve

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 14:30
Parlamenti grek miratoi një rishikim të rregullave, që bën të mundur për autoritetet të veprojnë kundër refugjatëve të ardhur në rrugë të paligjshme.
Kështu autoritetet marrin të drejta të reja për verifikimin e azilkërkuesve si dhe për burgosjen e tyre, në rast se ata janë planifikuar të riatdhesohen.
Veç kësaj, parlamenti miratoi përdorimin e ish-kazermave si kampe pritjeje. Sipas përllogaritjeve, në Greqi ka rreth 350.000 imigrantë të paligjshëm.
Nëpërmjet kufirit me Turqinë hynë vitin e kaluar më shumë se 90 për qind e imigrantëve të regjistruar ilegalisht në Bashkimin Evropian.