Komuna Portëz, banorët paralajmëruan bojkotin e zgjedhjeve të 28 qershorit
Si rrallë ndonjëherë, ku banorët
e fshatrave janë të angazhuar
për të kryer detyrën kushtetuese
për të votuar, tre fshatra të Qarkut
të Fierit, Plyk, Mbyet dhe
Kraps refuzuan të marrin pjesë
në zgjedhjet e 28 qershorit. Si
e tillë, asnjë prej banorëve që
duhet të ishin dhe komisionerëve
të qendrave të votimit
nuk u paraqitën për të marrë
materialin zgjedhor, çka do të
mundësonte hapjen e qendrave
të votimit mëngjesin e 28 qershorit.
Bojkoti i këtyre zgjedhjeve
u paralajmërua më herët nga këta
banorë dhe vendimit të tyre iu
bashkua edhe kryetari i Komunës
Portëz. Gjatë gjithë fushatës janë
treguar indiferentë ndaj kujtdo që
ka shkelur për t‘i kërkuar votën,
ndërsa janë shprehur se këtë
qëndrim do të mbajnë edhe
në zgjedhjet e ardhshme nëse
politika vijon të jetë indiferente
karshi problemeve që ata kanë.
Bojkoti i këtyre banorëve shënoi
mungesë totale të rezultatit në
këtë qark dhe sot po përdoret
nga politika si një mundësi për
të luajtur me mandatin e fundit.
Pak ditë më parë, kreu i KQZsë,
Ristani, kërkoi që këto tri
qendra votimi të shpalleshin të
pavlefshme, propozim që u rrëzua,
megjithëse ai hapi një debat të
gjerë kur u kërkua rinumërim në të
gjithë qarkun, deri edhe mundësia
për rivotim. Ndërkohë që kreu i KQZ
së, Arben Ristani, më 28 qershor
në fund të procesit zgjedhor, duke
bërë bilancin e asaj dite, deklaroi se
në këto tre fshatra nuk është votuar
ndaj nuk do të prodhojnë rezultat,
duke shtuar se komisionerët do të
paditen në prokurori.
e fshatrave janë të angazhuar
për të kryer detyrën kushtetuese
për të votuar, tre fshatra të Qarkut
të Fierit, Plyk, Mbyet dhe
Kraps refuzuan të marrin pjesë
në zgjedhjet e 28 qershorit. Si
e tillë, asnjë prej banorëve që
duhet të ishin dhe komisionerëve
të qendrave të votimit
nuk u paraqitën për të marrë
materialin zgjedhor, çka do të
mundësonte hapjen e qendrave
të votimit mëngjesin e 28 qershorit.
Bojkoti i këtyre zgjedhjeve
u paralajmërua më herët nga këta
banorë dhe vendimit të tyre iu
bashkua edhe kryetari i Komunës
Portëz. Gjatë gjithë fushatës janë
treguar indiferentë ndaj kujtdo që
ka shkelur për t‘i kërkuar votën,
ndërsa janë shprehur se këtë
qëndrim do të mbajnë edhe
në zgjedhjet e ardhshme nëse
politika vijon të jetë indiferente
karshi problemeve që ata kanë.
Bojkoti i këtyre banorëve shënoi
mungesë totale të rezultatit në
këtë qark dhe sot po përdoret
nga politika si një mundësi për
të luajtur me mandatin e fundit.
Pak ditë më parë, kreu i KQZsë,
Ristani, kërkoi që këto tri
qendra votimi të shpalleshin të
pavlefshme, propozim që u rrëzua,
megjithëse ai hapi një debat të
gjerë kur u kërkua rinumërim në të
gjithë qarkun, deri edhe mundësia
për rivotim. Ndërkohë që kreu i KQZ
së, Arben Ristani, më 28 qershor
në fund të procesit zgjedhor, duke
bërë bilancin e asaj dite, deklaroi se
në këto tre fshatra nuk është votuar
ndaj nuk do të prodhojnë rezultat,
duke shtuar se komisionerët do të
paditen në prokurori.