E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, komisionerët që rrezikojnë penalizime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
po heton rast pas
rasti të gjitha shkeljet e ligjit
zgjedhor që janë kryer nga komisionerët
në të gjitha strukturat
zgjedhore. Megjithëse ende nuk
ka dalë në përfundime, e për të
pasur një raport të plotë duhen
akoma disa ditë, burimet zyrtare
konfirmojnë se komisionerët e
tri qendrave të votimit të Qarkut
Fier do të paditen, për shkak se
kanë kryer vepër penale duke mos
kryer funksionet e tyre për organizimin
e zgjedhjeve në këto qendra.
Ndërsa banorët e këtij fshati kanë
paralajmëruar para zgjedhjeve se
nuk do të marrin pjesë në votim,
për arsye se ishin të zhgënjyer
nga qeverisja e 20 viteve të fundit.
Sipas rasteve, ligji parashikon
penalizim me gjoba deri edhe
burg, gjashtë muaj deri në dy vjet.
KQZ-ja vëren se ky nuk është rasti
i vetëm i hetimit, pasi janë bërë
disa denoncime të tjera, kryesisht
për personalizim të vulave të qendrave,
apo KZAZ-ve të ndryshme,
siç është rasti i evidentuar në Fier.
Veç komisionerëve, janë me dhjetëra
krerë të njësive vendore që
nuk i kanë përmbushur detyrimet
ligjore. KQZ-ja ka depozituar ankimimet
përkatëse për ta, pasi nuk
e kanë përmbushur detyrimin për
dorëzimin e listave të zgjedhësve,
çka e çoi në limitet e fundit kohor
procesin e prodhimit të fletëve
të votimit. Burimet zyrtare nga
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
konfi rmojnë se pasi të ketë një hetim
administrativ, bazuar në nenet
168, 169, 170 do të bëhen depozitimet
pranë organeve të drejtësisë,
ose në rrethet përkatëse apo në
Prokurorinë e Përgjithshme.
Pjesa e 13 e Kodit Zgjedhor në
nenet 168, 169, 170 parashikon
të gjitha përgjegjësitë që mbajnë
personat e ngarkuar me administrimin
e zgjedhjeve, ku thuhet se
kjo përgjegjësi është e karakterit
penal dhe administrativ. Kështu,
një komisioner mban përgjegjësi
nëse lejon që të votohet më shumë
se një herë në të njëjtat zgjedhje.
Kjo përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose heqje
lirie deri në tre muaj. Ndërsa neni
170 parashikon braktisjen e detyrës
nga anëtarët e komisioneve të
zgjedhjeve. Në të thuhet se braktisja
e detyrës, pa shkaqe të ligjshme
nga anëtarët e komisioneve të
zgjedhjeve, anëtarët e grupeve të
numërimit apo vëzhguesit përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose heqje lirie nga gjashtë
muaj deri në dy vjet. Neni 171
parashikon sanksionet administrative,
ku penalizimi është me
shumë lekësh. Kur një komisioner
nuk ka kryer vepër penale, gjobat
variojnë nga 3 000 deri në 90 000
lekë. Por nëse sekretari i KZAZ-së
ose i KQZ-së shkel nenet 34 dhe
41, atëherë po ky nen parashikon
gjobë nga 30 000 deri në 60 000
lekë, ose me burgim deri në 6 muaj.
Penalizohen edhe ata persona të
ngarkuar nga ky ligj me përgatitjen
dhe miratimin e listave të zgjedhësve,
kur përfshijnë në këto lista
të dhëna të rreme ose kur lënë pa
përfshirë zgjedhës. Ata përgjigjen
penalisht në bazë të nenit 186 të
Kodit Penal. Gjoba vendoset nga
titullari i institucionit, i cili përbën
titull ekzekutiv dhe ekzekutohet
nga zyra përkatëse e fi nancës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›