E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioneri Europian për Energjinë: Vendet në krizë ekonomike, të poshtërohen

Gunther Oettinger

Komisioneri Europian për Energjinë, gjermani Gunther Oettinger, ka bërë një thirrje radikale për vendet e prekura nga kriza ekonomike, si Greqia, Irlanda, Portugalia, apo dhe Spanja e Italia, të cilat i kanë hapur shumë telashe Bashkimit Europian.

Ai ka kërkuar që këto vende të poshtërohen, duke u ulur flamurin në gjysëm shtizë në Bruksel. Deklaratën e tij Oettinger e ka bërë për Bild.

Por, kjo ka sjellë reagimin e ashpër të të një grupi eurodeputetësh, të cilët kanë kërkuar largimin e tij nga posti I Komisionerit Europian për Energjinë.

Ata i kanë shkruar Presidentit të Komisionit Evropian, duke thënë se poshtërimi shkon kundër vlerave evropiane.

Situata në fakt në BE është goxha e nderë dhe gjithmonë e më shumë po shtohen zërat, sidomos nga ana e gjermanëve, që të shkohet drejt falimentimit të Greqisë, që është edhe vendi më problematik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›