Komisionet hetimore, PS kundër Komisionit të Venecias
Autori i Lajmit: S.T
Partia Socialiste përjashton në mënyrë kategorike mundësinë që zgjidhja për kutitë të vijë nga Komisioni i Venecias. Vasilika Hysi, deputetja e selisë rozë në komisionin e ligjeve, thotë se ky propozim i mazhorancës i përfshirë në amendamentet e demokratëve për draftin për komisionet hetimore, thjesht do të zvarrisë krizën. Sipas saj, zgjidhja duhet të vijë brenda 18 marsit, ashtu siç kërkoi dhe Pier Mirel, por nga institucionet vendase. Ndërkohë që pak ditë më parë dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi e kundërshtoi diskutimin e çështjes në Komisionin e Venecias duke pohuar se tashmë ky komision e ka dhënë interpretimin e tij për komisionet hetimore. Sipas Ruçit që në vitin 2001 ky organizëm ndërkombëtar ka deklaruar se “Gjykata Kushtetuese gjermane ka interpretuar të njëjtin nen që ka edhe Gjermania duke përcaktuar se i cakton pakicës të vendosë objektin e hetimit, të kërkojë provat përkatëse të hetimit dhe së fundi të ketë të drejtën e miratimit të një raporti të pavarur nëse nuk bie dakord me konkluzionet e mazhorancës në komision. Pa këto garanci e drejta e pakicës për të kërkuar ngritjen e komisionit të hetimit do ta bënte të pakuptimtë për çështjet më të rëndësishme kontrollin mbi veprimtarinë e Qeverisë”.
Kundërshtimi
“Instrumentet ligjorë duhet të jenë në Shqipëri, boll më me kërkesën e ndihmës së institucioneve ndërkombëtare. Asistenca ndërkombëtare është e nevojshme atëherë kur gjërat nuk janë të qarta, por në momentet kur gjërat janë të qarta, e zeza është e shkruar mbi të bardhë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese shprehin qartë rolin e komisionit hetimor parlamentar, raportin e këtij komisioni me prokurorinë dhe Gjykatën mendoj se nuk është e nevojshme që të shkojë përsëri çështja në Komisionin e Venecias, sepse kjo është një zvarritje, kjo është për ta mbajtur krizën politike të gjatë”, -deklaron Vasilika Hysi, deputete e PS-së. Të hënën e në vazhdim të shqyrtimit të projektligjit të PS-së për komisionet hetimore, do te debatohen amendimet e Partisë Demokratike të cilat deri tani nuk janë bërë publike. “Normalisht nëse do të paraqiten amendime, ne do ti marrim, do ti studiojmë, por uroj dhe shpresoj që mazhoranca e ka kuptuar drejt mesazhin edhe të opozitës, por dhe pardje të zotit Mirel, që tashmë hapi nga PS është hedhur dhe i bie barra Parlamentit, dhe kur thuhet Parlamentit, edhe mazhorancës, dhe theksoj dhe kryetaren e Parlamentit për ta zgjidhur këtë krizë politike”, - vijon Hysi. Nëse Këshilli i Evropës do të merrte parasysh këshillën e socialistëve evropianë për ta çuar çështjen e "kutive" për interpretim në Komisionin e Venecias, atëherë ajo që do të druhej më shumë për vendimin do të ishte Partia Socialiste. Kjo jo për faktin se kërkesa në fjalë nuk është ligjore, por për një mbrojtje të fortë që qeveria do të siguronte pikërisht përmes përfaqësuesit të Shqipërisë në këtë komision, deputetit demokrat Viktor Gumit. Prej disa vitesh, që kur Gumi ishte nëpunës teknik në Ministrinë e Drejtësisë, në detyrën e drejtorit të Kodifikimit në këtë dikaster, është emëruar nga qeveria shqiptare si përfaqësues i vendit tonë në Komisionin e Venecias, një institucion ky i Këshillit të Evropës i specializuar në interpretimin e çështjeve me karakter juridik dhe që është marrë shpesh edhe me problemet shqiptare. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga faqja zyrtare në internet e Komisionit të Venecias ku ish-ministri dhe tashmë deputeti demokrat Viktor Gumi rezulton si përfaqësuesi ligjor i shtetit shqiptar. Drafti i selisë rozë do të hidhet në votë të enjten në 18 mars, datë të cilën drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian, Pier Mirel, e përcaktoi si kufirin e fundit për të zgjidhur krizën.
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010