Kritikat e Majkos: LSI kundërpërgjigjet me akuza personale
Autori i Lajmit: S.T
Luan Rama, këshilltar politik i ministrit të Jashtëm ka reaguar pas akuzave për vizitën e Ilir Metës në Serbi. Sipas tij vizita e Metës në Serbi merr dimension dhe vlerë historike për shkak të horizontit që çel dhe për shkak të të ardhmes që konturon në funksion të një roli gjithë e më aktiv dhe efektiv një herësh të Shqipërisë si faktor stabiliteti. Rama ka pohuar se vizita rikonfirmon rolin e Shqipërisë, edhe si faktor integrimi në këtë rajon të Ballkanit nga njëra anë dhe nga ana tjetër bëhet historike. “Kjo vizitë edhe për shkak se është vizita e parë që zhvillohet në një shtet që quhet tashmë Republika e Serbisë, gjithashtu merr dimension historik edhe për faktin se është vizita e parë që bëhet pasi Kosova është subjekt i së drejtës ndërkombëtare, pa është një shet i pavarur”, - tha. Sipas tij, shqiptarët kudo ku jetojnë dhe serbët, mund të behën në këtë rajon, të ngjashëm me modelin e francezëve dhe gjermanëve që kapërcyen mbi dhimbjet dhe plagët e luftërave në shekuj që kanë zhvilluar midis tyre për të krijuar sot, në Evropën e bashkuar modelin e bashkëpunimit të dy vendeve me ndikimin të madh, pra duke marrë këtë model edhe shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë të njëjtën gjë në këtë rajon dhe të bëjnë bashkërisht promotor të procesit europianizues të rajonit. Lidhur me komentet e ish-kryeministrit Pandeli Majkos i cili e konsideroi vizitën e Metës në Serbi të gabuar dhe në disfavor të çështjes së Kosovës. Luan Rama tha se “Cilido që do të gjejë mundësinë apo hapësirën për të bërë kritikun, në këtë rast duhet të thotë, në çfarë ishte e gabuar vizita, në çfarë ishin të gabuara mesazhet që u transmetuan nga kjo vizitë. Në çfarë nuk ju shërbye çështjes shqiptare në rajon. Mendoj të mos sjellim në mendjen e publikut referenca individësh të tillë të pushtuar nga kriza e panikut, apo nga deliranca e xhelozisë. Lëreni zotin Majko të endet në tunelin e vet, sepse nuk mund të flas për patriotizëm në këtë kontekst dhe në këtë realitet të ri europianizues të krijuar në Ballkanin Perëndimor, një njeri që e thërrasin Majko, apo një njeri që kur ishte kryeministër mburrej që fëmijët i pagëzonte në kishat e Athinës”, - tha ai. Sipas Lamës shenja e parë e patriotizmit që duhet të shfaqë Majko është nisja e procedurave për të ndryshuar mbiemrin që shqiptarët të mos e thërrasin më Majko. “Apo nisja e procedurave për të çregjistruar fëmijën që ka shuguruar apo pagëzuar në kishën e Athinës. Sepse kisha autoqefale e Shqipërisë është pjesë korpusit të vlerave historike, qytetare, patriotike dhe gjithashtu evropiane të shoqërisë shqiptare”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010