Manipulimet, cilat kuti i hapi e cilat i mbylli KQZ
Autori i Lajmit: Nga Lorenc Vangjeli
“Kur votoni, ju keni pushtet!” Ky është slogani i zgjedhur në krye të faqes zyrtare të KQZ-së. Por pak kush e di që pushteti i djeshëm dhe i sotëm politik në Shqipëri, i detyrohet shumë jo vetëm vullnetit të votuesit që i drejtohet slogani i KQZ-së, por edhe vullnetit të “votave” politike të vetë anëtarëve të KQZ-së. Edhe tetë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme, faktet që dalin në dritë, e bëjnë KQZ-në një aktor të rëndësisë së dorës së parë jo vetëm në administrimin e rezultatit, por dhe në përcaktimin e tij. Kështu, vetëm njëra nga mijëra kuti zgjedhore e procesit elektoral të 28 qershorit 2009 është hapur dhe kaq ka mjaftuar që ambienti politik shqiptar të “ndotet” në pikën më të lartë të mundshme. Provat e deformimit të procesit elektoral që ka zbuluar prokuroria në kutinë e Ruzhdijes, janë të mjaftueshme për të vënë në dyshim të gjithë procesin. Dhe në këtë rast politik, ndryshe nga parimet themelore të jurisprudencës, dyshimet shkojnë të gjitha në dëm të të akuzuarit. Qytetarë që kanë votuar pa qenë fare në Shqipëri, votim i shumëfishtë dhe fallsifikime gjithfarëshe ose e thënë më shkurt e më qartë; nga kutia e Ruzhdijes kanë dalë të gjithë djajtë e mundshëm që kanë frakturuar në vite vullnetin e votuesit shqiptar. Megjithatë, ka dhe një detaj më shumë që deri më tani ka mbetur në hije: Ruzhdija është ende me “barrë” dhe foshnja që ajo po pret të lindë është as më pak dhe as më shumë, por prova tjetër dërmuese e standartit të dyfishtë që është aplikuar në zgjedhje dhe në veprimtarinë e KQZ-së, si organi “arbitër” i tyre. Pikërisht për kutinë e Ruzhdijes, neni i famshëm 138 i Kodit Zgjedhor, molla e sherrit mes palëve konkuruese në zgjedhje, ka funksionuar për mrekulli. Një nen i shënuar nga ligjvënësit përpara zgjedhjeve si garancia absolute mes palëve, se çfarëdo që të ndodhte nëpër provinca me votën dhe administrimin e saj, KQZ-ja në Tiranë, do të kontrollonte cilësinë e tyre sipas ligjit. Një nen që garantonte pakicën se shumica, por dhe anasjelltas, në asnjë rast nuk do të merrnin mundimin t´i hynin një vjedhjeje, që do të dekonspironte vjedhësit e votës dhe do të prodhonte provat e mjaftueshme për ndëshkimin e tyre. Por nëse ky nen ka funksionuar në rolin e filtrit për rastin e kutisë së Ruzhdijes, ai është hedhur poshtë në raste të tjera, për kutitë e Lushnjes dhe të Beratit, për shembull. Ajo që e bën dhe më interesante historinë e aplikimit të dyfishtë të të njëjtit standart, është se ish-gjyqtari Arben Ristani, sot kryetar i KQZ-së, ka qenë i pari që ka këmbëngulur për zbatimin e këtij neni në mbledhjet e gjata dhe të pafundme të KQZ-së në korrik të vitit të kaluar. Bashkë me të, edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në KQZ. Madje duke marrë në favor të bindjes së tij juridike për rinumërimin e votave të Ruzhdijes, edhe votat e kolegëve të tjerë. Dhe është gjithashtu zoti Ristani, që me shumicë votash në KQZ, ka hedhur poshtë kërkesën e kolegëve të tij për aplikimin e nenit 138 të Kodit Zgjedhor në raste të tjera.
Rinumërimi
Korrik, mbledhja “fatale” e KQZ-së
Saktësisht ishte data 11 korrik 2009. Mbasdite. KQZ-ja kishte paralajmëruar mbledhjen e saj rutinë për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Fierit. Një ditë më pas do të kishte një tjetër mbledhje me synim zhvillimin e procedurës për numërimin e votave në disa qendra votimi, po në qarkun e Fierit.
Merrnin pjesë të gjithë anëtarët e saj, me kryetarin Ristani, nënkryetaren Subashi dhe antarët Lazaj, Osmanaj, Varfi, Zguri e Shtjefni. Kishte gjithashtu përfaqësues të OSBE/ODIHR-it dhe katër avokatë të dy partive në “sherr”, Oert Bylykbashi dhe Ivi Kaso të Partisë Demokratike dhe Arian Salati dhe Eno Bushi të Partisë Socialiste. E gjithë mbledhja transmetohej direkt në site-n e KQZ-së, ndërsa kamerat e televizioneve transmetonin gjithashtu direkt. Çdo fjalë e thënë stenografohej dhe inçizohej zyrtarisht nga nëpunësit e vetë KQZ-së, dhe më pas, është zbardhur plotësisht. Teksti ndodhet në arkivin e vetë KQZ-së, ligjërisht i hapur për publikun.
Dialogjet e protagonistëve janë të shkurtër. Të ngjeshur. Me plot citime ligjore dhe politike. Tensioni është i lartë si në një prolog drame – ashtu si dhe realisht ndodhi më vonë vetë drama e zgjedhjeve – palët kundërshtojnë njëra-tjetrën për pothuaj gjithçka. Fillimisht atë ditë debati ka nisur për kutinë e votimit me numër 3006. Palët shprehin kontestimet e tyre për kutinë fierake, por ato janë të gjitha dakort që për të provuar rregullsitë apo parregullsitë e saj, ajo kuti edhe mund të rinumërohet dhe të rivlerësohet vota. Ka të paktën dy ndërhyrje që provojnë atë që ka ndodhur me këtë kuti. E para është e kryetarit të KQZ-së Arben Ristani, i cili shprehet ndër të tjera se njëra nga rrugët e zgjidhjes ishte që të “anullohet vendimi i KZAZ-së (për këtë kuti) dhe urdhërimi i rinumërimit fillestar të kutisë”. Edhe avokati i Partisë Socialiste Arian Salati është pothuaj i njëjtit mendim: “Rruga e vetme në këtë fazë të procesit është anullimi i vendimeve të ndërmjetme dhe rinumërimi dhe rivlerësimi i votave në kutinë e votimit”. Një element që të kujton direkt mundësinë që afron neni 138 i Kodit Zgjedhor, por vetë neni ende nuk është cituar. E citon në një rast avokati i Partisë Demokratike, Ivi Kaso. Për të nuk ka dyshim: “Në bazë të nenit 138, pika 4, të fillojë hetimi i plotë administrativ nga ana e KQZ-së lidhur me këtë qendër votimi..., të urdhërohet rinumërimi i plotë dhe duket se duhet të numërohet patjetër...”. Kalohet në votim dhe KQZ-ja voton pro “nenit 138” pothuaj unanimisht, me rezultatin gjashtë me një. Kundër është vetëm komisioneri Osmanaj.
Të njëjtin fat ka dhe kutia e votimit me numër 3027. avokati i PD-së Kaso insiston sërish me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtën armë: “Duhet të investigojmë. Nuk ka procesverbale për këto. Sot jemi në datën 11, jemi dhjetë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe ato duhet të ishin dorëzuar... KQZ-ja duhet ta hetojë këtë moment. Të kryejë hetimin e plotë për të cilin flet ligji, neni 138, pika 4!”
“Ruzhdija”, kutija me targën 3052
Në 11 korrik 2009, pakkush mund të kishte parashikuar se kutia për të cilën flitej, me “targë” 3052 e komunës Ruzhdije, do të bëhej kutia më e famshme e votimit në Shqipëri. E para e hapur dhe e rinumëruar sipas kërkesës së ligjit, Kodit Zgjedhor, nenit 138, pika 4. Avokati i Partisë Socialiste Arian Salati e përmend i pari. Ai i referohet kësaj kutie dhe nënvizon një pjesë të parregullsive të vëna re në këtë kuti, të cilat muaj më pas, prokuroria e Fierit në hetimin e saj do t´u jepte pamjen e akuzave konkrete penale. “...kemi kërkesën e parë për rivlerësimin e 440 votave të deklaruara të pavlefshme për qendrën e votimit 3052... duke qenë se neni 117, vlerëson se vota të pavlefshme janë votat që ju mungon vula..., atëherë vota është e pavlefshme”. Pak minuta më pas, gjatë mbledhjes, përgjigjet avokati i PD-së Kaso: “Konkretisht i referohem rastit të KZAZ-së numër 19, e cila ka deklaruar të pavlefshme 440 vota në Qendrën e Votimit 3052, në fshatin Ruzhdije për shkak se këto vota nuk ishin vulosur në pjesën e prapme të tyre nga sekretari i QV-së, përfaqësues i PS-së”. Kaso shprehet se ky është një rast i rëndë sepse sekretari socialist është larguar nga procesi dhe e ka dorëzuar vulën në KZAZ-në numër 19. Ai pohon edhe se në të njëjtën ditë, KQZ është informuar për një situatë të tillë dhe ka “...orientuar KZAZ-në me shkresën me numër 3557, datë 28 qershor 2009 që vula të dërgohet sërish në Ruzhdije që të vazhdohej votimi”.
Në diskutimet e mëpasme, avokatët e PD-së përmendin si zgjidhje, një tjetër precedent të ndodhur në zgjedhjet e parakohshme në Shijak, në vitin 2007, kur komisionerët socialistë u larguan nga qendra e votimit. Atëherë, sipas KQZ-së, fletët e votimit me një vulë, ishin konsideruar të vlefshme dhe për këtë arsye, avokatët e PD-së, kërkuan që e njëjta gjë të shërbente dhe për votat e kontestuara të Ruzhdijes. Në fakt të dy rastet, si në Shijak më herët, ashtu dhe në Ruzhdije më pas, kanë një gjë të përbashkët: rezultati ishte në të dy rastet në shifrat mbi 90 për qind në favor të Partisë Demokratike. Avokatët e kësaj partie, kërkuan rivlerësimin e këtyre 440 votave dhe shënimin e tyre në favor të subjektit të tyre, PD-së.
Palët vazhdojnë replikat e tyre; ata të PD-së fajësojnë largimin e komisionerëve socialistë nga qendra e votimit, gjë që solli sipas tyre, edhe degjenerimin e procesit, ata të PS-së i referohen ligjit, Kodit Zgjedhor që nuk lejon që këto vota të përfshihen në rezultatin final të votimit. Ata shtojnë dhe faktin e kërcënimit me jetë të komisionerëve socialistë deri dhe me jetë pikërisht brenda qendrës së votimit, si shkak të largimit të tyre.
Të dy palët i referohen ligjit, por nxjerrin përfundime të ndryshme për fatin e 440 votave të Ruzhdijes. “Ta lexojmë ftohtësisht ligjin. Ligji nuk kërkon shkakun pse fletët e votimit janë me një vulë. Ligji thotë se kur fletës i mungon njëra vulë ajo është e pavlefshme”, thotë Arian Salati.
Në të njëjtën mbledhje vjen dhe një dëshmi tjetër mjaft interesante. Kësaj rradhe nga komisioneri Artan Lazaj. Lazaj shpjegon se ditën e votimit ka qenë pikërisht në qarkun e Fierit dhe atje i është referuar rasti Ruzhdije. Madje ai pohon se edhe ndaj atij është ushtruar dhunë nga një individ. Sipas Lazajt, ky individ i ishte mburrur: Pa hapur kutitë e Ruzhdijes, nuk ka burrë që hap kutitë e tjera...”. Në fakt, kërcënimi i atij individi të panjohur, bëhet zyrtar nga vetë KQZ-ja. Ristani e kundërshton kolegun e tij Lazaj dhe i thotë se dëshmia e tij, megjithatë nuk përbën provë për vendimmarrjen e mundshme të KQZ-së.
Më pas mbledhja nuk ka histori. Diskutimet “akademike” mbyllen. Kryetari i KQZ-së propozon të ndiqet procedura që udhëzon neni 138, pika 4: “Të hapet kutia e Ruzhdijes me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-së. E para është firma ime, ftoj dhe ndonjë koleg tjetër që të më mbështesë”, thotë Ristani. Dhe ashtu ndodh. Kutija e Ruzhdijes u hap, votat u rinumëruan dhe u konsideruan të vlefshme edhe pse ishin me një vulë. KQZ-ja e shënon rezultatin e saj në tabelën e rezultateve të përgjithshme, por një ankimim i PS-së në Kolegjin Zgjedhor, e bën të pavlefshme çdo votë të Ruzhdijes.
Atëherë askush nuk e dinte që ajo histori nuk kishte përfunduar këtu. Sepse Ruzhdija sapo ka hapur një histori turpi për zgjedhjet shqiptare. Edhe historinë e turpshme të dy standarteve në gjykimin e fenomeneve të ngjashme. Për shembull, për qarkun e Beratit, thirrjes së përfaqësuesve të opozitës “hapni kutinë sipas kërkesës së ligjit, sipas kërkesës së nenit 138, pika 4!”, KQZ-ja ju përgjigj me forcën e kartonit. Pa menduar se edhe tetë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, shoqëria shqiptare ende diskuton ndershmërinë e rezultatit të zgjedhjeve dhe opozita po artikulon në Kuvend dhe në protesta të njëjtin slogan: “Hapni kutitë!”, ndërsa vendi, pa mëdyshje, po jeton në kohë krize të thellë politike.
Neni fatal
Neni 138
Këqyrja e materialit zgjedhor
1. Për nevojat e hetimit administrativ, KQZ-ja kur ka pranuar kërkesën e palëve apo kur ka kërkesë të dy anëtarëve të saj, sipas parashikimeve të nenit 136 pika 3 të këtij Kodi, këqyr dokumentacionin dhe materialin zgjedhor që ndodhet në kutinë e materialeve zgjedhore dhe/ose kutitë e votimit dhe fletët e votimit, si dhe çdo dokumentacion apo material tjetër zgjedhor. Kur materiali zgjedhor ndodhet brenda kutive me vula sigurie, hapja dhe rimbyllja e tyre bëhet sipas procedurave që parashikon ky Kod për hapjen dhe mbylljen e kutive, duke treguar dhe shënuar kodet me të cilat kutitë përkatëse janë mbyllur nga KZAZ-ja, si dhe numrat me të cilat ato mbyllen rishtazi.
2. Këqyrja e materialit zgjedhor bëhet në prani të palëve dhe publikut. Pas këqyrjes së materialit dhe/ose dokumentacionit zgjedhor, palët kanë të drejtë të paraqesin vlerësimet dhe pretendimet e tyre. Provat e gjetura paraqiten në procesverbalin e mbledhjes së KQZ-së.
3. KQZ-ja, me kërkesë të palëve ose kryesisht, kur çmon se për dhënien e vendimit është i nevojshëm rinumërimi dhe/ose rivlerësimi i votave të caktuara, kryen, në praninë e palëve, rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave dhe pasqyron përfundimin në procesverbalin e mbledhjes së KQZ-së dhe vendimin përkatës të saj. Në rast se kërkesa për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara bëhet nga dy anëtarë të KQZ-së, ajo është e detyruar të bëjë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të kërkuara.
4. Në rastin e kutive të votimit, të konstatuara si “KUTI TË PARREGULLTA” nga KZAZ-ja, sipas nenit 115 të këtij Kodi, KQZ-ja është e detyruar të kryejë një hetim administrativ. Hetimi nuk kufizohet vetëm në këqyrjen nga jashtë të kutisë, duke vlerësuar në tërësi faktet dhe rrethanat që kanë çuar në konstatimin e kutisë si “KUTI E PARREGULLT”, por edhe nëse këto parregullsi kanë ndikuar në materialin zgjedhor. Nëse KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të subjektit zgjedhor, shprehet me vendim se janë kuti të rregullta, KQZ-ja kryen numërimin fillestar të votave në këto kuti.
5. Vendimet e KQZ-së, sipas pikave 3 dhe 4 të këtij neni, mund të ankimohen së bashku me vendimin e KQZ-së.
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010