Xhesika Simpson dëshiron një fëmijë me shokun e saj homoseksual
Me çdo kusht dëshiron të bëhet nënë, aq sa pranon shokun e saj homoseksual, të jetë babai i fëmijës. Këngëtarja Xhesika Simpson për herë të parë rrëfen se mbi çdo gjë tjetër qëndron dëshira për të pasur një fëmijë. Ajo thotë se do të ishte e gatshme të kishte një marrëdhënie me mikun e saj më të mirë homoseksuale, stilistin e flokëve Ken Pavs. “Nuk mund të pres të kem fëmijë... Sinqerisht, nëse nuk do të kem fëmijë deri sa të mbush 40 vjeçe, miku im Ken Pavs dhe unë do të bëjmë një fëmijë. Pse jo?”, ka thënë Simpson. Aktorja shprehet se kënaqësia më e madhe e jetës është familja dhe fëmijët.
17 Mars 2010