Markoviç: Duhet të forcohen marrëdhëniet Tiranë- Beograd
Autori i Lajmit: Redaksia
Serbia i konsideron si shumë të rëndësishme marrëdhëniet Tiranë-Beograd. Ministri serb për Administratën Publike dhe Vetë-Qeverisjen Vendore, Milan Markoviç ka thënë se, për të gjithë rajonin është e rëndësishme që këto marrëdhënie të ngrihen në nivel më të lartë, si dhe ka shprehur kënaqësinë për bisedimet që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta. “E kaluara në këto hapësira është shumë e vështirë për të gjithë njerëzit, pa pasur parasysh në përkatësitë etnike. Qëndrimi ynë është të shikojmë drejt së ardhmes, si dhe nuk duhet të lejojmë që të rinjtë nga Presheva, Medvegja dhe nga Bujanovci, të jenë pengje të së kaluarës së trashëguar”, - ka thënë Ministri Markoviç. Ai, ka nënvizuar se, liderët politikë shqiptarë dhe serbë nga Jugu i Serbisë (Lugina e Preshevës), para së gjithash duhet të jenë partnerë të ndërsjellë në krijimin e një jetesë më të mirë për qytetarët që jetojnë në atë rajon. Shefi i diplomacisë shqiptare, me vizitën në Luginë e Preshevës, e ka përfunduar vizitën dy-ditore në Serbi, gjatë së cilës është takuar me zyrtarët më të lartë shtetërorë. Është nënvizuar se, kjo ka qenë vizita e parë e një Ministri të Jashtëm të Shqipërisë në Serbi. “Nuk ka dyshim se kjo vizitë ka një rëndësi të veçantë dhe mendoj se gjithçka po bëhet në mënyrë që marrëdhëniet Tiranë - Beograd të jenë më të mira në të ardhmen. Unë mendoj se biseda që Meta ka zhvilluar me Presidentin Tadiç dhe Ministrin e Jashtëm Jeremiç është një garanci e mirë që ditë më të mira do të pasojnë. Ne po punojmë që të avancojë jeta e të gjithë njerëzve, veçanërisht për banorët e Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjes, në mënyre që këta fëmijë të kenë një të ardhme më të ndritur; por jo siç ka ndodhur në të kaluarën. Unë gjithmonë u kam thënë kolegëve të mi të luginës së Preshevës se ne nuk duhet të lejojmë që të rinjtë dhe fëmijët të mbahen peng nga e kaluara”, - ka pohuar Markoviç.
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010