Pallati i shembur në Gjirokastër, Prokuroria kundër vendimit të Gjykatës
GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës do të apelojë vendimin për pallatin e shembur, të dhënë sot nga gjykata e e shkallës së parë. Reagimi ka qënë i menjëhershëm nga ana e kryeprokurorit njëherësh dhe prokurori kryesor i cështjes, Alfred Saliu.
Ai e ka konsideruar vendimin si të padrejtë, ndërsa ka bërë të ditur se do të apelojë cështjen.
Rreth 3 javë më parë, Prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar dënimin e 7 të pandehurve me 38 burg në total.
Gjykata mori sot vendimin për dënimin me 6 vjet burg për presidentin e firmës, Sotiraq Janora nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia dhe shkatërrim të pronës”, 2 vjet e 6 muaj për ish-sekretaren e KRRT-së në Bashkinë e Gjirokastrës Afërdita Papamihali dhe po të njëjtin dënim për Admir Shehajn përgjegjës në inspektoriatin e ndërtimit në Gjirokastër si dhe inxhinierin Gjergji Mece.
Vendimet e gjykatës nuk janë mirëpritur as nga familjarët e viktimave të cilët i konsideruan si të padrejta.
(e.n/BalkanWeb)