Komisioni Jashtëm, miraton emërimet për ambasadorët e Shqipërisë, opozita nuk merr pjesë
Komisioni i Jashtëm miratoi dje tre kandidaturat për ambasadorët e Shqipërisë në dy vende perëndimore dhe një shtet ballkanas vetëm më votat e mazhorancës. Shpëtim Çaushi është emëruar për të përfaqësuar ambasadën shqiptare në Beograd, Valter Ibrahimi për në Gjermani, ndërsa Edmond Kraka për në Lisbonë të Portugalisë. Tre kandidaturat janë emëruar vetëm nga deputetët e mazhorancës në komisionin e Jashtëm, ndërsa ato të opozitës kanë dhënë votën e tyre kundër.
Pasi, përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk ishin të pranishëm gjatë mbledhjes së djeshme në komisionin e Jashtëm, gjë e cila u konsiderua e papranueshme nga anëtarët e maxhorancës. Pas emërimit nga ana e komisionit parlamentar, pritet që presidenti Bamir Topi të hedhë firmën përfundimtare. Pas dekretit të Presidentit, shteti mund ti ngarkojë zyrtarisht këto emra që të përfaqësojnë Shqipërinë në vendet përkatëse ku ata janë akredituar. Disa ditë më parë Partia Socialiste shprehu shqetësimin në lidhje me vakuumin e krijuar në disa nga përfaqësitë tona jashtë vendit, por edhe lidhur me emërimet në ambasada tre muaj para zgjedhjeve. Vetëm tre muaj para përfundimit të mandatit, sipas deputetit të PS, Kastriot Islami, "shihet qartë që ligji i shërbimeve me jashtë është thyer disa herë, dhe se ka një vakuum në një numër të madh ambasadash.
Ligji për shërbimin e jashtëm përcakton se jo më shumë se 20 për qind e përfaqësuesve diplomatikë duhet të jetë emërime politike.
Email This Klikime: 1