Meta: Garantojmë zbatimin e ligjit kur të vijmë në pushtet
Lideri i LSI, z.Ilir Meta zhvilloi dje një takim me përfaqësues të moshës së tretë. Ky takim zhvillohet vetëm një ditë pasi deputetë të mazhorancës rrëzuan projekligjin e LSI për kujdesin ndaj moshës së tretë, projektligj që është hartuar në konsulencë me Sindikatën e Pensionistëve, me ekspertë të kësaj fushe dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, siç është dhe ajo e Madridit.
Në këtë takim që u zhvillua në formë miqësore bashkëbisedimi, lideri i LSI, Meta shoqërohej edhe nga deputetë të LSI dhe drejtues të kësaj force. Duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, kreu i LSI, u shpreh se ato që ne kërkuam së bashku, në formën e projektligjit,iu drejtua Meta pensionistëve kanë qenë kërkesa mëse modeste, për të zgjidhur një herë e mirë falas problemin e transportit ndërurban, për të zgjidhur falas problemin e transportit urban brenda qyteteve, për të ngritur me ligj Qendrën e moshës së tretë, siç janë dhe detyrime që vijnë nga Marrëveshja e Madritit, siç është garantimi falas i të gjithë medikamenteve për të gjithë personat e moshës së tretë, siç është pensioni i 13 që të jepet me ligj dhe jo të mbetemi thjesht tek shpërblimi që bëhet në fund të vitit.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1