Dade: Pas zgjedhjeve do të rishikojmë emërimet e maxhorancës për ambasadorë
Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade, sqaroi dje në një konferencë për mediat në lidhje me miratimin e tre kandidaturave nga komisioni i Jashtëm se ka vetëm 3 muaj deri në momentin që do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe Kryeministri aktual nuk mund të emërojë ambasadorë të cilët presupozohet se do të përfaqësojnë shtetin.
Opozita dhe përfaqësuesit e PS në Komisionin e Jashtëm, kanë kërkuar praninë e Ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, jo vetëm për problemin e emërimit të ambasadorëve, duke patur shkelje ligjore tashmë të bëra publike edhe në raste të tjera emërimesh ambasadorësh, por edhe për një sërë dukurish në shërbimin tonë diplomatik, siç janë rastet e korrupsionit në përfaqësitë tona diplomatike, apo në zyrat konsullore. Dade tha se prania e ministrit nuk është konfirmuar ende dhe siguroi gazetarët se ne sot, përsëritim qëndrimin tonë, që është një qëndrim parimor, që nuk ka të bëjë me emrat se cilët janë avancuar sot në Komisionin e Jashtëm si kandidatura për ambasador, madje, këtë shqetësim do ta ndajmë me Presidentin e Republikës, i cili është autoriteti që do të bëj dekretimin e tyre. Ajo tha se i takon Kryeministrit të ri që do të marrë mandatin për 4-vjeçarin e ardhshëm, që të rikonsiderojë këto emërime në emergjencë.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1