Buxheti i bashkisë së Tiranës, përfundon afati për firmosje.
Ka kaluar afati ligjor, për firmosjen e buxhetit te bashkisë se kryeqytetit, për 2009, nga prefekti i Tiranës. Ne një interviste dhënë për një media, prefekti Rruzhdi Keci, shprehet se nuk i është dorëzuar buxheti, për firme, ndërkohë qe afati ka kaluar. Por ai thotë se nuk do te tregohet strikt me afatet, pasi buxheti është ne shërbim te komunitetit. Sot përfundon afati ligjor i ardhjes së vendimit nga dita që ky merret në Këshillin Bashkiak.
Për hir të interesave më të mëdha të komunitetit të Tiranës unë nuk do të jem aq strikt në afatin ligjor, por nuk besoj se do të jetë afati kohor shqetësimi dhe ky problemi tha Keci. Prefekti shprehet se përderisa palët nuk po gjejnë një zgjidhje, atëherë, duhet te ketë një mbledhje tjetër, për votimin e buxhetit te bashkisë se Tiranës.Nuk ka ardhur vendimi dhe nuk pres te vije vendimi sepse nisem gjithmonë nga deklarata e kryetarit të Këshillit që ka thënë që votimi ka qenë nul. Meqenëse votimi sipas tij ka qenë nul unë besoj se do të ketë një votim tjetër, do të ketë një mbledhje tjetër të këshillit tha Keci. Tashme buxheti i bashkisë është ne duart e kryetarit te këshillit bashkiak, i cili duhet ta firmose dhe me pas ti kaloje përfundimisht për firme prefektit. Por deri tani qëndrimi i Sokol Dervishaj për buxhetin është se votimi qe ju be atij para një jave është i pavlefshëm.
Mbledhja e kaluar e këshillit bashkiak të Bashkisë së Tiranës për buxhetin 2009 u përfshi në vorbullën e debateve të ashpra mes kryetarit të PS, Edi Rama dhe LSI-PD nga ana tjetër. Këshilltarja e LSI, ka akuzuar bashkinë për abuzim me fondet që janë hedhur për infrastrukturën dhe me fondet që janë në shërbim të administratës bashkiake.
Ky buxhet nuk respekton parimet e përgjithshme, nuk është solid transparent në disa parametra te tij. Ndërsa sipas këshilltarit të PD, Ferdinand Poni, për investimet në vazhdim është bërë një përshkrim ku nuk ka asnjë emër, asnjë fond e shpërndarje ne vite. Anëtari demokrat akuzoi se edhe administrata e Bashkisë është përdorur për qëllime elektorale që si rrjedhojë e bën edhe projektbuxhetin të tillë.
Email This Klikime: 1