Zogby-Rama nxjerr fituese PS dhe lider të suksesshëm Edi Ramën

Sondazhi i Zogby: PS 37 përqind, PD 30 përqind LSI 5 përqind
Ditën e djeshme sondazhi i porositur nga Edi Rama nxori fitues Edi Ramën dhe partinë Socialiste duke konfirmuar se porositësi Rama mori fitoren Zogby. Moda e sondazheve tashmë duket se do të vazhdojë gjatë ku elemnetë të ndryshëm, do të sjellin rezultatet që kërkojnbë porositësit. Në fakt sondazhi i Zogbyt duket që ka ardhur si peshqesh për kryesocialistin Rama në një moment tashmë të vështirë politik ër të. Partia Socialistë ka qenë më e përçarë se kurrë ndonjëherë. Pikët e Ramës tashmë nuk janë në ngritje pas kaq shumë rastesh korruptive të evidentuara ndaj tij dhe rënien e pikëve pas pazareve të shumta me Berishën. Megjithëse kryesocialisti i është rikthyer rilyerjes së fasadave me mendimin se mund ti rikthejnë lavdinë e dikurshme, dihet shumë mirë që e ka shumë të ulët imazhin publik. Por në fakt nuk mendon kështu televizioni Top-Chanel i cili na ka porositur një sondazh që është i pavarur nga ai, por që na e nxjerr fitues edhe Edi Ramën edhe PS, duke i plotësuar dëshirat Sokol Ballës familjarisht. Sipas Zogbyt, Edi Rama është lider më i mirë se Sali Berisha dhe PS më e fortë nga PD. këtë e konfirmon një tv që i rri Ramës para dhe mbrapa kudo që shkon duke zhvilluar edicionet me fjalët e radha të kryesocialistit.
Sondazhi Zogby-Rama
Sipas sondazhit Zogby të realizuar në Shqipëri, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin ditën e djeshme, Partia Socialiste do të merret 37% të votave, Partia Demokratike 30% të votave, LSI 5% të votave, PDK 1% të votave, PBDNJ 1% të votave dhe PR 1% të votave. Ndërsa të pavendosur për të votuar kanë qenë 19% e të pyeturve. Këto sondazhe janë kryer me 1000 votues, shifër kjo e përdorur edhe në vendet e mëdha siç është Amerika. Përcaktimi i fituesve do të ishte e vështirë duke u nisur nga fakti se mund të ketë 3.2% +/-. Ky është rezultati për muajin janar, publikuar nga kompania prestigjoze e sondazheve Zogby International, pas anketimit të kryer për 1 mijë votues.
19 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk janë ende të sigurt, ndërsa 4 për qind kane refuzuar. Rezultatet treguan se nëse shqiptarët do të votonin dje, LSI do të merrte 5 për qind të votave, PDK, 1 për qind, PBDNJ 1 për qind dhe PR 1 për qind të votave. Në 1 mijë të anketuar, 82 për qind e të pyeturve janë gati për të votuar, ndërsa 19 për qind janë shprehur se mund të votojnë. (Shifra e dal nga ky rezultat është 101 për qind, por kjo vjen si pasojë e rrumbullakësimit të rezultateve). Çështjet kryesore me të cilat po përballohet Shqipëria, sipas të anketuarve janë 9 dhe tre kryesoret janë Papunësia, Ekonomia dhe Varfëria. Sipas anketimit, Shqipëria për 41 për qind të të anketuarve po shkon në rrugën e gabuar, 44 në drejtimin e duhur dhe 15 për qind shprehen të pasigurt. Të pyetur për performancën e punës së dy liderëve kryesorë, Berisha dhe Rama, 1 mijë të anketuarit vlerësuan punën e kryeministrit me:
65 për qind, si negative
32 për qind, si pozitive
2 për qind, jo i sigurt
Për liderin e opozitës, Rama, vlerësimi është:
52 për qind negative
44 për qind pozitive
5 për qind e pasigurt
Opinioni për partitë kryesore është:
Partia Demokratike, vlerësohet nga 54 për qind e të anketuarve dhe cilësohet si negative 38 për qind e të anketuarve. Partia Socialiste vlerësohet nga 62 për qind e të anketuarve, ndërsa cilësohet si negative nga 28 për qind e të anketuarve. Një pikë tjetër e anketimit është përshkrimi i preferencave aktuale, ku 51 për qind e të anketuarve e kanë vendosur se për kë do të votojnë, 29 për qind anojnë në parti të ndryshme dhe 11 për qind duhet ende të vendosin.
Anketimi i Zogby- vjen pas një kontrolli të përgjithshëm të të gjithë procesit të sondazhit. Rezultatet vijnë pasi është mbaruar procesi editorial dhe Top Channel nuk ka asnjë ndikim për linjën editoriale të këtij sondazhi, u shpreh Tom Rogers, përfaqësues i Zogby International.
************************************************************
Kush është Zogby International
Zogby parashikoi fitoren e Mçain 5% mbi Obamën
Kompania "Zogby" e cila sot i serviret publikut shqiptar si një busull e pagabueshme e orientimit politik, nuk gëzon ndonjë imunitet të veçantë ndaj gabimeve, të cilat i bëjnë rëndom kompanitë e tjera të këtij lloji. Nëse iu referohemi burimeve autoritative të shtypit të shkruar si Uashington Post apo Wall Street Journal, por edhe mediave të njohura televizive si CNN, CBS News apo ABC, del fare qartë se sondazhet e Zogby-t, larg të qenit të pagabueshme, jo vetëm që s'kanë arritur të godasin në shenjë, por kjo ka ndodhur në jo pak raste. Për të ilustruar këtë fakt, mjafton të tërheqim vëmendjen e publikut në zgjedhjet presidenciale të Brazilit të vitit 2006, ku njërin kandidat Zogby e vlerësoi me 20% më pak! (për të qenë më të saktë, ky vlerësim iu rezervua kandidatit presidencial Geraldo Alckmin, i cili fitoi 42% nga 22% që parashikoi Zogby).
Gjithashtu, në zgjedhjet primare amerikane për shtetin e Ioëa-s, Zogby pretendoi se kandidati demokrat Kerry do fitonte kundër republikanit Bush me 5% diferencë, ndërsa në fakt Bush fitoi kundër Kerry-t. E njëjta gjë i ndodhi firmës Zogby në presidencialet e fundit amerikane për shtetin e Indianës, ku Zogbi parashikoi fitoren e MÇain me të paktën 5% avantazh kundër Obamës, por rezultatet dolën krejtësisht të kundërta. Shpeshherë sekreti që qëndron në thelb të kaq shumë gabimeve "shkencore" qëndron në faktin se një numër i madh sondazhesh parazgjedhore përdorin metoda preferenciale, anketues të keqpërgatitur, ose standarde mjaft të debatueshme.
Zogby International është firma më e përfolur në këtë drejtim. Ajo njihet kryesisht për shkak të sondazheve të saj kontroversiale dhe bombastike, që arrijnë të kapin thuajse menjëherë kryeartikujt e gazetave në shumë vende të botës.
Televizioni amerikan ABC është njëri nga televizionet, që i konsideron sondazhet e Zogby si jo edhe aq të besueshme. Ëarren Mitofsky, koordinatori për sondazhet për vitin 2008 në disa televizione publike amerikane dhe koordinator i sondazheve për Associated Press shprehet se (citojmë)
"Zogby nuk mund të konsiderohet si një firmë me reputacion për sondazhe. Ajo mund të konsiderohet më shumë si një firme promocioni shitjesh, sesa një kompani sondazhesh. Gabimet e saj në parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve janë të shumta: pesë gabime i ka bërë vetëm në vitin 2002. Kam dëgjuar se ka fushata "elastike", por rezultatet e sondazheve Zogby janë gjithashtu mjaft "elastike" (mbyllet citimi)
Gjithashtu, përgjegjësja për anketimet në CNN, Keating Holland, ka vërejtur se (citojmë)
"Zogby kishte një gabim prej 10% në llogaritjen e votave që fitoi Kerry, duke ia zbritur ato, dhe duke i shtuar gabimisht 7% kandidatit kundërshtar Gephard në shtetin Ioëa. Ky natyrisht nuk ishte një rezultat i mirë. Të shohim ç'do të ndodhë që tani e tutje"
Për të justifikuar gabimin e tij, Zogby u shpreh se në shtetin Ioëa dinamika e ngjarjeve kishte qenë jashtëzakonisht e shpejtë, dhe se kjo sqaronte diferencën në atë sondazh.
**************************************************************
Bogdani-Ramës: Nuk duhet të ketë frikë se Shqipëria po ndryshon
Zëdhënësi i PD, Gerti Bogdani ka kërkuar nga kryetari i Partisë Socialiste që të mos ketë frikë nga sondazhet e pavarura dhe të bashkohet me idenë se Shqipëria po ndryshon. Kështu është shprehur zëdhënësi i PD, Bogdani duke e cilësuar Edi Ramën censurues të fjalës së lirë. Censurues i fjalës së lirë, Mr. 20%, njeriu që po jeton frikën e dosjeve të krimeve të familjarëve të tij, urdhëroi dje Tele Belindën dhe Tele Pallatin, që i kontrollon me premtimin për listën e deputetit dhe anëtarë të qeverisë dhe u jep leje ndërtimi hyrjen e Tiranës, të mos transmetojnë konferencën për shtyp të një prej kompanive më serioze që ka parashikuar me saktësi zgjedhjet parlamentare të 2005 dhe zgjedhjet lokale të 2007. Sondazhi i Qendrës Gani Bobi i publikuar dje, tha Bogdani tregon qartë se Partia Demokratike është fituese në zgjedhjet e 28 Qershorit. Qytetarët i janë përg