Patentat në Itali, Olldashi: Përfitojnë 500 mijë emigrantë
Ministri Olldashi deklaroi se nga marrëveshja me Italinë për konvertimin e patentave do të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. Ministri shtoi se qeveria do negociojë me vendet e tjera ku ka komunitet shqiptar, për marrëveshje të tilla.
TIRANE- Ministri i Trasporteve, Sokol Olldashi ka deklaruar se nga marrëveshja me Italinë për njohjen dhe konvertimin e patentave do të përfitojnë 500 mijë shqiptarë rezidentë në shtetin fqinj.
“Kjo marrëveshje i shërben në mënyrë të vecantë mbi 500 mijë qytetarëve shqiptarë që janë rezidentë të përhershëm në territorin e Italisë. Konvertimi kërkon përkthimin zyrtar të lejeve të drejtimit, dhe veprimet për konvertimin e lejes kryhen brenda një afati 1 vjecar nga marrja e rezidencës” shpjegon ministri.
Duke shpjeguar procedurat që do të ndiqen për të përfituar nga marrëveshja e cila hyn në fuqi prej datës 15 gusht, Olldashi shtoi se qeveria do të negociojë dhe me vendet e tjera ku ka komunitet shqiptar, për të arritur marrëveshje të ngjashme.
“Nëse mbajtësi i lejes së drejtimit lëshuar nga autoritett shqiptare ose italiane vendos rezidencë në territorin e shtetit tjetër, mund ta konvertojë lejen e drejtimit pa ju dashur të japë provim teorik apo praktik, me përjashtim të rrethanave të vecanta. Mbajtësi i patentës shqiptare të drejtimit që është rezident në itali për më shumë se 4 vjet e konverton lejen e drejtimit duke dhënë provim vetëm në rastet kur për tre vitet e fundit nuk ka drejtuar automjet.
Duke shpresuar që me këtë marrëveshje i jepet një kontribut lehtësimit të kushteve të emigrantëve shqiptarë në Itali, ne do vazhdojmë të bëjmë përpjekje dhe me shtete e tjera ku ka një komunitet shqiptarësh” sqaroi Olldashi.
(e.n/BalkanWeb)